Gjatë këtij viti Arilena Ara ka qenë e angazhuar me koncerte të shumta jashtë vendit e një prej tyre këngëtarja e ka mbajtur në Rumani.
Në clubin ku Arilena ka kënduar ka qëlluar një shqiptar i cili e ka vënë në siklet këngëtaren.
“Kisha koncert në Rumani, ishte mbushur plot salla. Njerëzit brohorisnin, këndonin këngët. Mes gjithë asaj muzike, dëgjova një zë
‘O të hëngsha zemrën’. U habita. Vazhdova unë. Ai bërtiti prapë ‘O të hëngsha shpirtin’, ‘O dritë dielli’.
U afrova tek publiku për të bërë foto, kur vjen ky me një tufë me euro. ‘Të hëngsha zemrën’, thoshte dhe hidhte lekët. Ja kam futur vrapit”, tregoi Arilena, e ftuar në “Xing me Ermalin