InstaBIZ

Ariana Grandes i dedikojnë statujë prej dylli, por nuk i ngjan aspak


               Publikuar në : 10:30 - 27/05/19 |
xhu lia

Këngëtarja e njohur Ariana Grande është duke vijuar turin e saj të koncerteve, ndërkohë që më herët në një postim në Twitter u shpreh se të performojë gjatë gjithë kohës është e vështirë dhe shumë e lodhshme.

Gjithashtu kujtojmë se gjatë performancës së saj në Coachella dikush i hodhi një limon, një gjest mjaft fyes për të. Një tjetër e re që vjen nga Grande është statuja prej dylli që i është dedikuar në muzeun e njohur ‘Madame Tussauds’.

Por duket se kjo statujë nuk është pritur mirë nga fansat e këngëtares, pasi sipas tyre i ngjan fare asaj. Shumë prej tyre kanë shkruar në rrjete sociale se nëse nuk do të ishte për modelin e flokëve dhe bluzës së gjerë nuk do e kishin kuptuar që bëhej fjalë për statujën e Arianës.

Shumë prej tyre kanë vendosur të mos e vizitojnë. Ndërkohë këngëtarja nuk është shprehur për këtë statujë prej dylli, ndonëse është vendosur prej një jave në muzeun e ‘Madame Tussauds’./Opinion.al/

d1 d2
<
>

Pas