Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arian Gosa i ekzekutuar sot në Kavajë, u dënua për vrasjen e Gentjan Gjuzit në 2012

2023/05/21 at 9:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arian Gosa i ekzekutuar sot në Kavajë, u dënua për vrasjen e Gentjan Gjuzit në 2012

Arian Gosa, 48-vjeçari i cili mbeti i vrarë këtë të diel në Kavajë, ka qenë i dënuar për vrasjen e një 41-vjeçari në vitin 2012. Për të njëjtën ngjarje u dënua edhe vëllai i tij, Armand Gosa, i vrarë pas një sherri me Altin Rexhën më 29 Mars të këtij viti, po në Kavajë.


Dyshimet kryesore të policisë janë se Arian Gosa u vra këtë të diel për shkak të hakmarrjes, megjithatë momentalisht mbetet e paqartë nëse vrasja e 48-vjeçarit lidhet me ngjarjen e sotme, apo atë të 2012-s.

Por çfarë ndodhi në atë vit?

Pak javë më parë solli emisioni Uniko, në Klan Plus, solli dosjen e plotë të dënimit të Arian dhe Edmond Gosës, për vrasje në bashkëpunim të Gentjan Gjuzit. Ngjarja ndodhi po në një lokal në qytetin e Kavajës.

Gjuzi u masakrua me thikë nga vëllezërit në atë kohë dhe humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë.

Sherri në atë kohë lindi për një shikim dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

(Video nga emisioni Uniko për ngjarjen e 2012-s)

Si e përshkruan Prokuroria ngjarjen e vitit 2012

Më datë 20.11.2012, ora 09.45 minuta në Lagjen Nr.2, Kavajë, dy vëllezërit Arian Gosa dhe Armand Gosa, pas një grindjeje që njeri prej tyre dhe pikërisht i arrestuari Arian Gosa kishte patur një ditë më parë me të dëmtuarin Gentian Gjuzi për motive të dobëta rrugaçërie, janë konfrontuar përsëri me këtë shtetas, në momentin kur ai po dilte nga dyqani i shtetasit Julian Karriqi. Në grindje e sipër, sipas deklarimeve të dëshmitarëve okular, të dy vëllezërit Arian dhe Armand Gosa kanë nxjerrë të dy nga një thikë nga xhepat e xhupave të tyre dhe me to kanë goditur të dëmtuarin Gentian Gjuzi në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

Këtë të fundit e kanë kanë trasportuar në gjendje të rëndë për trajtim mjeksor të specializuar në Spitalin Qëndror Ushtarak Tiranë, ku është shtruar menjëherë në reanimacion, ku ka qëndruar i shtruar. Sipas kallëzimit të shtetasit Julian Karriqi, vëllezërit Arian dhe Armand Gosa janë konfrontuar më pas edhe me të duke e goditur dhe janë larguar nga vëndngjarja, duke lënë aty edhe njërën nga thikat, të thyer.

Çfarë rezultoi nga hetimet

Nga hetimi rezultoi se shtetasi Mentor Gjuzi më datë 20.11.2012 rreth orës 09.45 ka qënë në qëndër të qytetit të Kavajës tek pika e vodafonit dhe pak më tej ka parë të ulur në një kafe të pandehurit Arian dhe Armand Gosa të cilët, kanë qënë ulur tek kafe Paskuci jashtë lokalit dhe pas një debate me ta është goditur nga të dy vëllezërit më mjete të forta dhe ka rënë pa ndjenja për tokë.

Nga deklarimet e dëshmitarëve okularë në vendngjarje, sipas deklarimit te shtetasit Qemal Karriqi, i cili ndër të tjera ka thënë se djali i tij Julian Karriqi ka një dyqan në Kavajë në lagjen 2, ku shet aparatura të dixhitalbit, por dhe karta vodafoni ku ngjitur është një dyqan vodafon. Rreth orës 10:00 Qemali po vinte nga shtëpia për te dyqani i djalit dhe kur afrohet aty, në dyqan, ka parë Mentor Gjuzin, i cili kishte mbushur një kartë vodafon brenda në dyqan, u pershëndetën, ai ishte vetëm dhe makinën e kishte lenë në anë të rrugës kryesore në krah të dyqanit.

Në dyqan shërbente Juliani, djali i Qemalit. Sapo doli jashtë Mentori (Gentiani), në krahun tjetër të rrugës ishin vellezrit Arian dhe Edmond (Armand) Gosa, të dy këta kanë ardhur me shpejtësi në drejtim të Mentorit dhe pasi i janë afruar kanë filluar ta qëllojnë me thika dhe Mentori ka renë në tokë duke bërtitur e kërkuar ndihmë. Jemi futur për t’i ndarë, unë krushku im Ilirjan Kadiu dhe djali im Juliani dhe të tjerë. Pastaj Juliani kërkoi ndihmë për ta çuar në spital Mentorin por makinat nuk ndalonin. Juliani mori makinën e tij dhe e transportoi në Spitalin e Kavajës. /tvklan.al

Etiketa: Arian GosaArmand Gosakavaje


Ju sugjerojmë

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Para
Sa kohë mund të qëndroni pa gjumë?

Sa kohë mund të qëndroni pa gjumë?

Arian Gosa i ekzekutuar sot në Kavajë, u dënua për vrasjen e Gentjan Gjuzit në 2012

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së Arian Gosës në Kavajë

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Horoskopi për sot, 22 maj 2023
















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com