Arian Çani e ka nisur puntatën e emisionit të sotëm “Zonë e Lirë” më një reagim të shkurtër për ngjarjet mbi aktualitetin dhe përplasjet mes Ambasadorit Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ai ka kritikuar vendimin e fundit të Ambasades Amerikane, për anulimin e vizave ndaj disa zyrtarëve shqiptarë. Sipas Arian Çanit, Ambasadori Lu po bën një lojë perverse me anulimin e vizave, në të njëjtën kohë që Trump ka hequr vizat për disa vende myslimane.
“Tani që në Amerikë përflitet për vizat e bllokuara etj, etj, bam bllokon edhe ai ca viza. Shif ça loje perverse. Ideja për të thënë që ja, unë jam në rregull, po vazhdoj politikat e vendit tim. Si Donald Trump që bllokoi vizat e disa vendeve që s’mund të hyjnë në Amerikë, edhe unë po bllokoj ca njerëz të mos hynë në Amerikë nga Shqipëria. Po ta mendosh lojë perverse e paparë!”, shprehet Çani/opinion.al