Mes shumë personazheve publikë, edhe moderatori i njohur Arjan Çahin do t’i bashkohet protestës së opozitës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë gazetari gjatë një lidhje direkte me Kryetarin e PD Lulzim Basha nga televizioni News24 se ai do t’i bashkohet protestës së opozitës.
“Unë dua të them direkt në këtë komunikim publik me Bashën se unë do ti bashkohem protestës së opozitës në çadër”, tha gazetari Çani.