Kënga Magjike çdo vit vjen me risi të reja si në moderim, ashtu edhe në juri apo muzikë. Këtë vit duket se krah moderatorit Ardit Gjebrea, do të jenë dy aktorët e humorit Bes Kallaku dhe Erjoz Zaloshnja.
Këtë e bëri të ditur vetë Arditi gjatë emisionit “E Diela Shqiptare”, ku ishin të ftuar dy aktorët. Pas largimit nga “Portokallia”, ata do të shihen në ekranin e televizionit Klan.