Moderatori Ardit Gjebrea ndihet shumë i trishtuar për situatën tragjike në Itali dhe ju jep aty ngushëllimet dhe kurajo.
Në vend të një dite feste, sot Amatrice, qyteti i cili u prek më së shumti nga tërmeti, është në ditë zie. Kjo e ka bërë Arditin t’i kushtojë fjalë prekëse tragjedisë së Italisë:
“Sot në Amatrice, Itali, duhej të ishte një ditë feste – La Sagra di Amatrice. Do shkonin nga e gjithë Italia të festonin traditën kulinare aq të famshme në botë dhe kanë shkuar, por për ditë zie!
Janë 284 viktimat e deritanishme nga tërmeti në Amatrice dhe qindra shtëpi e ndërtesa të rrafshuara komplet që trishtojnë jo vetëm familjarët, por një komb të tërë. Ngushëllime dhe kurajo Itali!”, shkruan ai në Instagram.