Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel. Përgjigju!

2024/08/06 at 2:29 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 9 min
A A
Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel. Përgjigju!

Nga Ardit Bido


I dashur Vangjel,

Tani që mbaruan zgjedhjet dhe mund të flasim bazuar në rezultate, po të shkruaj këto pak radhë. Përpara se të niste fushata zgjedhore, teksa disa gjithçkanalistë në kolltuqet televizive të Tiranës dhe disa eksponentë të partisë politike ku ti aderon të ulur në kolltuqet e kafeve që kafet nuk prodhojnë votë, flisnin që ti ishe kandidati që do të merrte votat e grekëve të Himarës, kisha shkruar se është një naivitet total dhe një mosnjohje totale e zonës që të mendosh se votat e personave me vetidentifikim grek në Himarë e në Dhërmi do të merreshin nga çdokush tjetër veç Belerit e Gjikurisë.

Sot, që rezultatet kanë dalë, ky tashmë nuk është të gjithëditurit dhe unë i gjithdituri, por është fakt. Dy vendbanimet që ke pasur rikuperim zero ose minimal është Himara fshat, ku shumica dërrmuese ka vetidentifikim grek dhe Gjileka, ku një pjesë e mirë e banorëve kanë vetidentifikim grek. Madje, Gjikuria ka shtuar në këto kuti votimi 5% të votave në krahasim me Belerin dhe nëse do të votonin edhe ata 50 veta me karta të skaduara që opozita u tregua e paaftë t’i nxiste ti rinovonin do të rriste votat e tij me 15% ndër personat me vetidentifikim grek në Himarën fshat. Ndaj, fitoren e more gjetkë.

Banorët e asaj zone dhanë një leksion sesi vota është mesazh proteste, ndaj të gjithëve. Dhe e bënë këtë aq të dukshme, saqë çdokush që ka dy pare mend nuk mund të bjerë pre ndaj propagandës.

Argumenti i parë shkon në favorin tënd. Menjëherë pas zgjedhjeve u çuan lehësit mediatikë të thoshin se fitove prej presionit shtetëror, kur ky argument bie tërësisht poshtë teksa aty ku ka biznese si Himara e Gjileka (apo Dhrimadhes siç nacionalizmi politik grek ka bërë mbivjosësit ta qujanë) nuk arrite dot të marrësh as 30% të votave, po aq sa Goro, edhe pse normalisht presioni bie më shumë aty ku mund të bësh presion, pra te bizneset.

Argumenti i dytë është sfidë ndaj teje. Teksa Gjikuria ka rritur votat e veta te të vetidentifikuarit grek, ai ka humbur dërrmueshëm në zona të tjera, sepse mesazhi kryesor i këtyre zgedhjeve ishte vota e protestës kundër vorioepirotizmit.
Lukova, për herë të parë, kaloi majtas bindshëm, teksa rezultati më i afërt ishte më 2015 kur Goro arriti të flirtonte me 50% të votave e, më herët, fitonin vetëm kandidatët e opozitës. Qeparoi fushë, Borshi, Vunoi, Fterra, Çorraj, Himara Kurveleshare të dhanë mbi 80% të votave, dhe Palasa, Qeparoi fshat e Piluri të dhanë rreth 70% të votave të tyre. U çuan e dolën të votonin, jo veç ata 300 banorë të rinj të zonës, që me sa pashë nga listat e zgjedhjeve që nxorën në rrjete sociale ca nga kundërshtarët e tu ishin himarjotë në origjinë shumica, por u çuan të të votonin banorët vendalinj që panë se si 1 vit të tërë beleristët e spiromilistët e Himarës fshat, Athinës dhe Tiranës, kaluan nga fushata brilante e Fredi Belerit, në tendenca irredentiste e vorioepirotiste me protagonist sërish Fredi Belerin. Kthyen votën e tyre jo pak, por thuajse një në pesë votues që votuan Belerin për protestë të drejtë të të drejtave të tyre të mohuara në fshatrat e sipërpërmendura patriotike shqiptare dhe këtë herë votuan për ty përtej atyre që dolën për të votuar për inat të vorioepirotizmit.

Mos e harro që mund ta kthejnë votën kundër teje sërish nesër e jo vetëm ata, por edhe të tjerët që protesta e tyre ndaj vorioepirotizmit mund të ndihen se nuk është kuptuar. Madje, pa habi për kë njeh zonën, kundërshtari yt morri vetëm shtatë vota në një qendër votimi, konkretisht në Tërbaç, se habiten vetëm ata që nuk u ka djegur shtëpitë dhe vrarë gjyshrit spiromilizmi që fatmirësisht nuk kishte as minoritarë e as himarjotë nën drejtimin e tij, por vetëm mercenarë kretanë.

Mesazhi i tretë në këto zgjedhje është protesta e merituar e nivicjotëve dhe shevasjotëve. Nivica dhe Shën Vasili janë dy fshatrat e vetme në Shqipëri që u thuhet se plazhi nuk është i juaji se jeni lart në kodër dhe plazhi i zonës suaj kadastrale ku paraardhësit e tyre kullosnin bagëtitë deri sa niste rëra i takon ndonjë binznesmeni të mbivjosës që e ka parë për herë të parë Kakomenë dhe Krorzën kur i thanë se ka plazhe të bukura jugu. Ua thonë këtë me banalitetin e paditurisë që çdo fshat është majë kodrës, që Palasa e Dhërmiu e Himara e Vunoi e Piluri e Qeparoi e Borshi e Lukova e Piqerasi e Sasaj janë të gjitha majë kodrës, por që pronat, me të drejtë, ky shtet ua ka njohur deri te rëra.

U kanë thënë që nuk keni të drejtë të shkoni në manastir e në plazh se këtu ka tra dhe unë habitem pse nuk ka tra në Palasë e Dhërmi, në Jalë e në Borsh, por vetëm te ta? Kush na qenka ky që ka marrë plazhin dhe e bëri rërën e manastirin pronë private, përtej pronës që ka marrë në kurriz të nivicjotëve? E nivicjotët e shevasjotët, ata që mbajnë flamurin kombëtar katër metra mes fshatit të tyre për t’i thënë vorioepirotistëve që edhe kur ju japim votën, jua japin që të dëgjojë Tirana dhe jo që të fitoni ju, bënë protestë të dyfishtë. Këto dy fshatra t’i mbledhësh bashkarisht janë të vetmet që kishte ulje të pjesëmarrjes në votime, në një bashki ku kishte 11% rritje në votime dhe edhe vota ndaj Gjikurisë ra me 10%.

Një mesazh i qartë ndaj vorioepirotistëve që të ndërrojnë retorikë se do të humbasin dërrmueshëm, por edhe ndaj teje që të kthesh sytë nga këto dy fshatra se vota patriotike nuk është e mirëqënë në çastin që u bie në qafë.
Njësoj edhe Kudhësi, që dha mesazhin e katërt bashkë me çdo votë opozitare që humbe jashtë Himarës e Dhërmiut se priste një vit pas zgjedhjesh që votën e lartë të protestës ta rregullonte bashkia, duke asfaltuar atë rrugën e vetë e duke u dhënë më shumë se 45 minuta ujë në ditë, por që nuk e bëri dhe tani me të drejtë protestuan.

Por kujdes, se të njëjtën tek rrugë të pashtruar ke edhe në Ilias e të njëjtin problem me ujin ke edhe në Vuno ku morre mbi 80%. Fito votat e të parëve e mos humb të të dytëve sepse shkon në dy kahë kjo histori.

Mesazhi i fundit e ndoshta më kryesori ishte në Himarën qytet, ku jo thjesht ndër votat e grekëve, por humbe edhe në votat e shqiptarëve. Është e vërtetë se fitove në lagjen “1 maji” që ka shumicë të ardhurish, por humbe në Stefanel, që po ashtu ka shumicë të ardhurish. Dhe këtu kthehemi te një fenomen thelbësor i lëmshit që Tirana ka bërë në atë zonë, me naivitetin e asaj që të shkruajta që në fillim.

Himara qytet, ku vetidentifikimi është 50-50, për të mos thënë me shumicë shqiptare, është lënë pas dore përherë në shërbim të një “ëndrre” a “naiviteti” të pakuptimtë për të marrë vota grekësh. Kjo ka prodhuar që librazhdiotë e kuksianë e vranishtjotë, e më pak pilurjotë, vunjotë e qeparotas që kanë ende sfidat e tyre të brendshme, të bëhen beleristë pa u bërë joshqiptarë.

Ke mjaftueshëm kohë aty Vangjel që të të pyes a “e di pse?”, por po e sqaroj për të tjerë që mund ta lexojnë. Për shkak të zhurmës së nacionalizmit politik grek që bënë që Athina të bërtasë dhe që pastaj vjen në Tiranë e nga Tirana bëhen politikat e lëmshit në zonë, shqiptarët e qytetit të Himarës e kanë parë se kushdo që është në pushtet aty, beleristët kanë bizneset më të mira, mund të rrinë pa paguar edhe taksa nganjëherë e askush nuk i ngacmon, nuk u shkon njeri për gjoba siç u shkojnë lukovarëve e të tjerëve e me pak fjalë bëjnë ligjin në qytet.

Ndaj, shqiptarët e Himarës, për shkak të lëmshit të Tiranës dhe ëndrrës naive se mund të merren votat e grekëve, kanë parë se po të jesh me Belerin dhe kundër Goros dhe Tavos nuk të cënohet asgjë në përditshmëri, po të jesh kundër Belerit humbet në përfitimet e zakonshme të përditshmërisë, edhe kur është PS apo ka qenë PD në krye të bashkisë.

Ky fenomen që e ka prodhuar Tirana me duart e veta është edhe në të gjithë bashkinë, ku përtej problemit të hipotekimit të shtëpive që është kudo, banorët e asaj zone kanë parë se si janë zhvilluar Palasa, Dhërmiu e Himara, pra tre fshatrat greqishtfolëse të zonës, kanë shitur prona dhe rrjedhimisht kanë përfituar banorët e atyre tre fshatrave dhe prapë nuk të votojnë në Himarë fshat e Gjilekë.

Nga ana tjetër, plazhet fantastike të Kakomesë e Krorzës u thuhet se ju s’do përfitoni edhe kur të ndërtohet, ndërsa lukovarëve, piqerasiotëve, borshjotëve, qeparotasve dhe vunjotëve u thuhet që do prisni se do zhvillohen shumë më vonë plazhet e tyre, e jo vetëm kaq po as shëtitoren nuk do e shtrojmë deri atëherë si në Borsh. Pra, në tre fshatrat greqishtfolëse të zonës ka zhvillim, erdhi çasti të ketë edhe në shumicën dërrmuese të bashkisë, që janë fshatrat shqipfolëse.

I dashur Vangjel,
Mesazhi i këtyre zgjedhjeve ishte i qartë. Po u tentua flirtim me vorioepirotizmin, do të humbisni të gjithë bashkinë në mënyrë spektakolare, siç keni humbur votat e shqiptarëve të qytetit të Himarës, që kanë 30 vjet që shohin që në opozitë Beleri bën çfarë do.

Mos mendo se nivicjotë e shevasjotë e kudhësjotë që s’të dhanë masivisht votën nuk lexuan Belerin dje që votat e tyre i përdori për të të kërkuar ty që të hapësh shkollë të mesme greke në Himarë dhe të jesh i sigurtë se janë gati ta ndëshkojnë me votë për këtë abuzim që bëri me votat e tyre.

Mirëpo, ata kanë parë edhe që shkolla 9 vjeçare e vatrës së nacionalizmit grek u hap pavarësisht votës së tyre dhe ndaj votojnë Belerin se e dinë që flirtimi me vorioepirotizmin s’ka të bëjë me votën e tyre, por me naivitetin e politikës në Tiranë.

Madje, nëse kjo shkollë e mesme do të hapej, votat e Belerit do të rriteshin eksponencialisht sepse shqiptarët e zonës do të kuptonin edhe njëherë që ndërkohë që urojnë me shpirtë vaftë në Strakëna për belerizmin, vetëm duke qenë me të mund të ndalojnë Tiranën të mos u bjerë në qafë në përditshmëri.

Prandaj, përtej faktit që duhet të kenë certifikata për shtëpitë e tyre që as i rikonstruktonin dot të gjithë banorët e Himarës, edhe po e tentove sërish për një vit që janë zgjedhjet e përgjtihshme të marrësh votat e grekëve të Himarës, do humbasësh edhe më shumë të shqiptarëve të Stefanelit e 1 Majit dhe të mbi 85% të bashkisë.

Shqiptarët e Himarës që të dhanë votën folën: nuk ka bir nëne që vendos tra në plazh se plazhi është i askujt, edhe kur pronat rreth tij kanë pronarë e nuk ka bir nëne që ndalon banorët të shkojnë në Manastir.

Shëmbe them unë, servitud kalimi thotë Kodi, rrini duarkryq e humbisni përjetë në Nivëc-Bubarin e Shën Vasilin krenar shqiptar, ju uron Beleri. Shqiptarët e Himarës folën qartë: aq gjoba sa u ratë në qafë lukovarëve a në Bunecin e Piqerasit dhe Sasajt, bjeruni edhe beleristëve, ose bëni çka duhet e mos i bini askujt në qafë.

Shqiptarët e Himarës folën qartë: shëtitoren e Borshit e dimë se do vijë koha më vonë të zhvillohet, por një shtrim të thjeshtë sa për mos të prishur amortizatorët e pushuesve nuk ka ndonjë problem të bëhet, e të nisin të zhvillohen edhe plazhet e fshatrave shqipfolëse. Shqiptarët e Himarës folën qartë: ujin e Kuçit çojeni në Palasë e Dhërmi, por hapni tubat që edhe kuçjotë e vranishtotë të vadisin tokat e të pinë ujë, edhe kudhësjotë e vunjotas e pilurjot e qeparotas të kenë ujë më shumë se 45 minuta në ditë.

Shqiptarët e Himarës folën qartë: atë rrugën e Kudhësit, të Iliasit e Çorrajt, që kushton aq pak lekë sa një biznes i zonës që ka përfituar, nga beleristë a nga Tirana le ta shtrojë. Shqiptarët e Himarës folën qartë: Varrezat e Çorrajt e bujqësinë e Tërbaçit e Kallaratit mos e lini pas dore.

Mbi të gjitha, shqiptarët folën qartë: nën 15% me vetidentifikim grek në Himarë të ketë të gjitha të drejtat që i takojnë brenda institucioneve shqiptare dhe jo greke siç janë lënë deri më sot, por po u flirtua me nacionalizmin politik grek duke tentuar ta nxjerrë Bashkinë Himarë dygjuhëshe, a minoritare, a të bëhet edhe ndonjë Gjilekë tjetër, që edhe greqishtfolësit e saj e quajnë Gjilekates, “Dhrimadhes” me bekimin, cytjen e mbështetjen e Tiranës, pisk keq i keni punët.

I dashur Vangjel,
Të uroj një mandat të mbarë, ndërsa fitoren tënde nuk ta uroj ende sepse shqiptarët e Himarës të sfiduan, nuk të dhanë votë thjesht për ty. Urimi u takon atyre, që me votën e tyre dhanë aq mesazhe që shpresoj t’i kesh marrë e kurrë mos të përfundosh si PD në atë bashki që vendosi të vetëzhduket përballë vorioepirotizmit që vjen nga Athina dhe jo nga Himara.

Shpresoj t’i përgjigjesh sfidës së labëve krenarë të bregut dhe të labëve krenarë të Kurveleshit dhe shpresoj që edhe ajo pakicë me vetidentifikim greke në atë bashki të marrë prej teje shërbim të njëjtë, as më të keq, as më të mirë, sesa votuesit e tu që ishin shqiptarët e Himarës.



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Policia e Kosovës shpall në kërkim Noizyn pas një sherri në një klub nate në Pejë/ Kërkon ndihmë nga qytetarët për informacion

Policia e Kosovës shpall në kërkim Noizyn pas një sherri në një klub nate në Pejë/ Kërkon ndihmë nga qytetarët për informacion

Ministri Hoxha pret ambasadorin britanik: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona

Ministri Hoxha pret ambasadorin britanik: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona

Nga Kina në Vlorë me biçikletë/ Gentian Qejvanaj: 36 ditë pedalim për të mbajtur një premtim të dhënë

Nga Kina në Vlorë me biçikletë/ Gentian Qejvanaj: 36 ditë pedalim për të mbajtur një premtim të dhënë
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com