Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ardian Çapja më ofroi 50 mijë €”, i penduari rrëfen krimin në Elbasan

2021/03/30 at 6:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ardian Çapja më ofroi 50 mijë €”, i penduari rrëfen krimin në Elbasan

Dëshmia e Ervis Bardhit, të penduarit të drejtësisë, ka vënë në pranga Ardjan Çapjan, i njohur nga autoritetet si një person me precedent të theksuar kriminal.

Ervis Bardhi ka deklaruar para autoriteteve të drejtësisë se ka qenë, Ardian Çapja, ai që i ka ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit.

“Ardian Çapja më ofroi 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit. Realizimi i vrasjes ishte i vështirë, sepse Beqiri ishte në ruajtje nga policia, pasi dyshohej për vrasjen e Sokol Çapjas në 2005. Takimet me Ardianin i kam pasur në hotelin e tij”, ka thënë Bardhi në rrëfimin e tij, raporton news 24.

Ervis Bardhi është njeriu që ka ekzekutuar në vitin 2012 Gentian Beqirin dhe babanë e tij, Nezirin, me urdhër të Çapjave. Siç theksohet në dosjen e prokurorisë, i penduari ka shpjeguar se vrasjen e kreu me Olsi Lekun, ndërsa Etien Cani ishte në rolin e ndihmësit.

Në gjurmët e Ervis Bardhit prokuroria ra 6 vite pas ngjarjes që tronditi vendin. Ai u zbulua përmes një gjurme gishti, në një targë makine, pranë automjetit që përdorën ekzekutorët e babë e bir. Gjurma e gishtit rezultoi e përputhshme me atë të Ervis Bardhit. Në 2018, ai u shoqërua në polici që të jepte shpjegime, por tha se nuk ishte mirë nga gjendja psikologjike, dhe se do të rikthehej për të folur.

Në dosje thuhet se ai nuk u kthye më. Por një vit më vonë, në 2019 ai u paraqit në prokurori dhe vendosi të rrëfente emrat e bashkëpunëtorëve dhe akuzoi direkt Ardian Çapjan e nipin e tij Florencin si organizatorë të vrasjes për motive hakmarrje, përderisa Gentian Beqiri dyshohej si një nga ekzekutorët e Sokol Çapjas, në 2005. Përgjatë dy viteve të fundit, prokuroria urdhëroi arrestimin e të dyshuarve të tjerë për vrasjen e dyfishtë, ndërsa vijoi hetimet për Çapjat.

Sipas urdhërit të gjykatës, prokuroria ripyeti të gjithë familjarët e viktimave, punonjësit e policisë që ndodheshin në shërbim duke ruajtur Gentian Nezirin, pasi ndodhej në arrest shtëpie, ndërsa ballafaqoi të penduarin me të dyshuarit e tjerë. Pas kryerjes së këtyre veprimeve hetimore, prokurori Ridvan Sukaj urdhëroi arrestimin e 53-vjecarit Ardian Çapja.

Ardjan Çapja u arrestua ditën e djeshme në Elbasan nga forcat RENEA. Gjatë operacionit, në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov. Ndërkohë është shpallur në kërkim nipi i tij, Florenc Çapja./Opinion.al

Etiketa: Ardjan ÇapjaelbasanErvis Bardhi

Ju sugjerojmë

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë
Aktualitet

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë

15 Qershor, 2025 4:40 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron: Një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është afër

15 Qershor, 2025 4:25 pm
Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
Aktualitet

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari

15 Qershor, 2025 4:16 pm
Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
Bota

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

15 Qershor, 2025 4:02 pm
Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
Aktualitet

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

15 Qershor, 2025 3:42 pm
Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
Aktualitet

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

15 Qershor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
Aktualitet

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

15 Qershor, 2025 3:19 pm
VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Para
“Vaksinat po i përdor për fushatë”, Rama: Ne bëmë detyrën si askush tjetër

"Vaksinat po i përdor për fushatë", Rama: Ne bëmë detyrën si askush tjetër

“Luli si Gjinua”,Rama:Nusja kërkohet për shkesët Ilirin,Saliun dhe Monikën

“Luli si Gjinua”,Rama:Nusja kërkohet për shkesët Ilirin,Saliun dhe Monikën

Aksident tek “9-katëshet”, makina përfundon në trotuar, plagosen 2 të rinj

Aksident në Tiranë, humb jetën 27-vjeçari

TE FUNDIT

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë
15 Qershor, 2025

Çelniku jeton në Francë dhe prej 8 vitesh nuk ka shkelur në Shqipëri. Ndalesa e tij e parë pas kaq...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron: Një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është afër

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
15 Qershor, 2025

Në plafromën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të bujshme, duke...

Lexo më shumë

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
15 Qershor, 2025

Është dëmtuar nga helikat e skafit në plazhin e Gjipesë teksa po bënte not një turist gjerman. Nga informacionet parprake...

Lexo më shumë

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
15 Qershor, 2025

Sirenat e sulmeve ajrore kanë rënë në Jerusalem dhe Tel Aviv. Ushtria izraelite ka lajmëruar pak caste më parë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com