Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ardi Veliu flet për arrestimin e Bilbilit: Janë organizuar disa operacione

2020/04/11 at 6:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ardi Veliu: Pse e shkarkuam drejtorin e policisë së Shkodrës

Një person me rrezkshmëri të lartë dhe i shumëkërkuar është arrestuar dje nga Policia e Shtetit, pas një përballjeje rastësore me një efektiv policie, që përfundoi në përdorimin e armëve.

Në një intervistë televizive ne News 24, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu tha se për arrestimin e Orgest Bilbilit, më herët kishte patur disa operacione, që nuk kishin arritur në sukses. Megithatë Veliu është treguar i kursyer në përgjigjen e tij lidhur me këtë rast.

“Edhe për personin që përmendët janë organizuar disa raste operacione pavarësisht se jo në të gjitha rastet janë të suksesshme se jemi të detyruar të vlerësojmë informacionet e të marrim masat e nevojshme. Edhe për këtë rast janë organizuar disa operacione të njëpasnjëshme. Informacione kemi pasur kanë qenë të natyrave të ndryshme por jo në të gjitha rastet ia kemi arritur që t’i kapim”, u shpreh ai duke pohuar më tej se grupi hetimor është duke punuar mbi informacionet që ka, lidhur me veprimtarinë e këtij personi.

Të premten e 10 Prillit, në rrugën ” Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, punonjësi i Policisë së forcës së posaçme “Shqiponjat”, i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit.

Shtetasi Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.

Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes 30-vjecari i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Orgest Bilbili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me pistoletë në dorë.

Në zbatim të procedurës standarde të punës, punonjësi i Policisë ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar,  ndërkohë që 30-vjeçari  i ka drejtuar armën, për të qëlluar punonjësin e Policisë.

Në këto rrethana punonjësi i Policisë, i gjendur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ka qëlluar  në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur atë.

Fatkeqësisht, është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasja M. P., rreth 30 vjeçe, kalimtare e rastit.

Nga verifikimet e bëra rezulton se shtetasi Orgest Bilbil ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës.

Gjithashtu  i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale ”Trafikim i narkotikëve”./ Opinion.al

Etiketa: orgest bilbili

Ju sugjerojmë

Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
Bota

Mbretëria e Bashkuar gati të dërgojë trupa për të mbrojtur Ukrainën

19 Gusht, 2025 10:35 pm
Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës
Bota

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

19 Gusht, 2025 10:12 pm
Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump: Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer është një përparësi

19 Gusht, 2025 9:56 pm
OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!
Rajoni

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!

19 Gusht, 2025 9:33 pm
“Dikush të vrasë Putinin”, Shtëpia e Bardhë reagon për deklaratën e senatorit
Bota

Shtëpia e Bardhë: Putin ka premtuar se do të takohet me Zelensky-n

19 Gusht, 2025 9:11 pm
Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’
Bota

Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’

19 Gusht, 2025 8:43 pm
Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën
Bota

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën

19 Gusht, 2025 8:22 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

19 Gusht, 2025 8:03 pm
Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
Bota

Kaja Kallas njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

19 Gusht, 2025 7:30 pm
Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit
Bota

Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit

19 Gusht, 2025 7:18 pm
Para
Gjendet i mbytur në liqenin e Belshit i riu 25-vjeçar

Gjendet i mbytur në liqenin e Belshit i riu 25-vjeçar

Koronavirusi/104 mijë të vdekur dhe  1.7 milionë të prekur në botë

Koronavirusi/104 mijë të vdekur dhe  1.7 milionë të prekur në botë

Ministri italian për masat: Deri në daljen e vaksinës na mbetet të presim

Ministri italian për masat: Deri në daljen e vaksinës na mbetet të presim

TE FUNDIT

Mbretëria e Bashkuar gati të dërgojë trupa për të mbrojtur Ukrainën

Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
19 Gusht, 2025

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të dërgojë trupa për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe portet e Ukrainës, si dhe...

Lexo më shumë

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës
19 Gusht, 2025

Zvicra është e hapur për të pritur bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, madje edhe me pjesëmarrjen e presidentit...

Lexo më shumë

Trump: Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer është një përparësi

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
19 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë shprehur rëndësinë e kthimit të fëmijëve ukrainas të...

Lexo më shumë

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!
19 Gusht, 2025

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com