-Jetë dhe Stil

Arben Mevlani në dasmën e Arminës: Nuk e prisja të më bënte krushk me Sali Berishën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:57 - 26/09/22 |
Opi Nion

Shkëlzen Berisha dhe partnerja e tij Armina Mevlani, kurorëzuan tw dielwn në martesë, raportin e tyre disa vjeçar.

Babai i Arminës, spikeri dhe gazetari i njohur i lajmeve, Arben Mevlani, ka folur nw nisje tw dasmws sw vajzws sw tij.

Ai i ka uruar çiftit shumë urime dhe jetë të lumtur, duke shtuar se nuk e priste kurrë që Armina do e bënte krushk me Sali Berishën.

“Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija”, ka thënë Arben Mevlani.

Gjithashtu edhe kreu i PD, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim, ku është shprehur se merita më e madhe e Shkëlzenit është që ka arritur të fitojë zemrën e Arminës.

“Shkëlzeni i rritur nën kujdesin e familjes, e meritoi atë dhe punoi me përkushtim për formimin e tij. Në familjen tonë ai ka më të zhilluar se të gjithë ne të tjerët dimesnionin e humorit. Kjo është e vërtetë, por mendoj se merita e tij më e madhe është se arriti të pushtojë zemrën e Arminës”, tha Berisha duke shkaktuar jo pak reagime tek të ftuarit./Opinion.al

Pas