Kryesore

Arben Ahmetaj sqaron foton me Salianjin: “Doja ta helmoja”


               Publikuar në : 17:50 - 12/02/19 |
b.f

Një foto paparaci ka qarkulluar sot në rrjete sociale, e cila ka ngritur shumë pikëpyetje. Në fotografi shfaqen ish ministri Arben Ahmetaj me deputetin demokrat Ervin Salianji. Dy politikanët duken të qetë dhe po shijojnë kafen pa debat.

Ahmetaj e ka sqaruar takimin e tyre me nota humori. Ai tha se e ftoi Salianjin për kafe që ta helmonte, por nuk e zuri. Më pas u shpreh se takimi mes tyre ishte rastësor.

“Nuk do pyes se çfarë dyshimesh ngjall? Po bënim komplot kundër PD apo… E kisha ftuar zotin Salianjin për kafe që ta helmoja, i kam hedhur edhe helm në kafe por më rezulton që nuk e ka kapur helmi,” tha ai.

“Nuk e kam mik, ështe një 3 minutësh i rastësishëm,” -vijoi ai, duke e ripërsëritur shakanë e helmit, – “Është një rastësi, që as s’duhet trajtuar si çudi por të thashë doja ta helmoja dhe nuk e kapi helmi”/E.L

Pas