Moderatorja Arbana Osmani ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës së saj private, e sidomos ekspozimit të djalit të saj Jonit.
Por gjestin që i vogli ka bërë për të këtë pasdite, ajo nuk i ka rezistuar tundimit për t’a publikuar.
Në foton e fundit të publikuar nga Arbana e shohim teksa Joni i vogël i dhuron tulipanë, duke e surprizuar kështu nënën e tij.
“Tulipanë nga zemra ime,”-ka shkruar Arbana krahas fotos. Moderatoren e shohim mjaft në formë dhe Jonin e vogël shumë të rritur./Opinion.al/