InstaBIZ

Arbana Osmani habit ndjekësit: Ditët e fundit në Top


               Publikuar në : 12:08 - 20/05/19 |
el ida

Arbana Osmani, moderatorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, bëri të gjithë ndjekësit e saj konfuz me postimin e fundit në Instagram.

Krahas një fotografie ku shihet teksa pozon e qeshur, Arbana shkroi: “Ditët e fundit në Top, e lodhur por e lumtur”.

Nuk e dimë nëse Arbana u referohet ditëve të fundit të sezonit të “Dua të të bëj të lumtur”, apo e ka fjalën për largimin nga televizioni ku është rritur profesionalisht dhe punon prej shumë vitesh.

Në një postim të një jave më parë ajo shprehej se ishte duke punuar për 5 historitë e fundit për këtë sezon të emisionit, duke lënë të kuptohet se ky nuk do të jetë sezoni i fundit i programit të saj./Opinion.al

 

 

Pas