Facebook jo vetëm që është kthyer në rrjetin social më të përdorur, po shumë njerëz kanë gjetur dashurinë e jetës aty. I tillë është edhe rasti i futbollistit të njohur të Kombëtares Armando Sadiku, i cili së fundmi është fejuar me vazjën që njohu në Facebook.
Sipas InfoElbasani, Sadiku është fejuar me një vajzë të quajtur Elona, me origjinë kosovare, profesion dentiste dhe që jeton në Gjermani. Njohja mes tyre ka nisur nga Facebook ku Elona si tifoze e flaktë e Sadikut i ka shkruar atij shpeshherë derisa kanë nisur të komunikojnë. Lajmin e fejesës e ka konfirmuar edhe babai i futbollistit. Fejesa është zhvilluar mes dy familjeve në 30 dhjetor, por çdo gjë është mbajtur private.