Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arabishtja, gjuha e jashtëzakonshme me profil të ulët

2018/11/04 at 2:10 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Arabishtja, gjuha e jashtëzakonshme me profil të ulët

Përveç jehonës në rang botëror, sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 patën një efekt anësor linguistik. Nga viti 2002 deri në 2009 numri i studentëve në Amerikë që mësonin arabisht u rrit me 231%, duke e bërë një gjuhë më popullore se Latinishtja dhe Rusishtja. Ky ishte një “moment Sputnik”. Njësoj si sateliti sovjet, i shokoi amerikanët të cilët iu futën studimit të kundërshtarëve të tyre.


Por vëmëndja ra shpejt. Nga 2009 deri në 2016 mësimi i arabishtes zbriti me 10%. Në këto vite Amerika luftonte aktivisht në Irak dhe më pas kundër Shtetit Islamik. Në Amerikë dhe Britani, arabishtja është gjuha e 8 më e studiuar. Gjuhët që e lënë pas janë ato më pak të rëndësishme por më seksi, si italishtja.

Arabishtja është gjuha e pestë më e folur në botë, me më shumë se 313 milion folës. Është një gjuhë zyrtare në 25 vende – më shumë se çdo tjetër përveç anglishtes dhe frëngjishtes. – Gjithashtu është një nga gjashtë gjuhët zyrtare në Kombet e Bashkuara. Si mjet i një prej besimeve më të mëdha, Islami, është studiuar gjerësisht për arsye fetare.

Ndaj, pse nuk ndihet pesha e saj në botën laike?

Një pjesë e përgjigjes është fakti që arabishtja e sotme nuk është një gjuhë e vetme. Profesorët e quajnë “makrogjuhë”. “Arabishtja Moderne Standarte” (msa) është mediumi i shkrimit serioz dhe të folurës publike formale në të gjithë botën arabe. Por studentët perëndimorë që regjistrohen për të mësuar arabisht shpejt zbulojnë që askush nuk e flet këtë “standart” si gjuhë amtare. Shumë arabë zor se e flasin fare. Msa është e bazuar në arabishten klasike të Kuranit, të shkruar në shekullin e 7, me fjalorin shtesë për jetën moderne.

Por gjuhët e folura nuk qëndrojnë të pandryshuara për 14 shekuj. Arabishtja e folur në fakt është një grup dialektesh aq të ndryshme, sa mund të konsiderohen gjuhë më vete. Shpesh ndahen në 5 kategori: Afrika veriore, Egjipti, Mesopotamia, Levantine dhe arabishtja Peninsulare. Folësit nga rajonet e largëta kanë vështirësi në të kuptuar dialektin e të tjetrit.

Versioni standard lidhet me to njësoj siç lidhet latinishtja me frëngjishten. Merrni parasysh arabishten siriane. Disa fjalë janë identike me me gjuhën klasike. Por disa tinguj zhduken, të tjerë transformohen tërësisht. Për shembull, tingulli th mund të shndërrohet në a, d, s, t ose z. Disa fjalë dialektore janë huazuar nga gjuhët evropiane, si talifoon (telefon), e cila përdoret së bashku me haatifin e msa. Të tjerë tërhiqen nga influenca lokale, si Turqia. Në shumë raste, fjalët ndryshojnë kuptimin. “Haka” do të thotë “të rrëfesh një histori” në msa, por në dialektin sirian do të thotë “të flasësh.”  Edhe gramatika është thelbësisht ndryshe. Dialektet janë më të thjeshta se msa, por sërish duhen mësuar.

Problem i madh, apo i pakonsiderueshëm?

I huaji që dëshiron të flasë e të shkruajë arabisht, duhet më pak fjalë, të zotërohë në mos dy gjuhë, një e gjysëm. Më keq akoma, asnjë nga dialektet nuk është i madh mjaftueshëm sa të luajë rolin që luan dialekti mandarin në familjen kinezishte. Dialekti egjiptian është më i njohuri falë shkallës së popullsisë dhe kulturës së vendit. Por folësit janë të limituar në Egjipt, me ekonominë dhe politikën e ndenjur. Nuk është për t’u çuditur çrregullimi që pësojnë nxënësit. Nga 5 studentë, 1 mezi arrin të futet në klasë më të avancuar.

Për arabët, dialektet përbëjnë një problem të pakonsiderueshëm në jetën e përditshme. Arabët nga vende të ndryshme arrijnë të kuptohen duke improvizuar. Ata përdorin fjalë të përbashkëta me dialektet e tjera, pak msa dhe shmangin veçoritë e dialektit të tyre sa më shumë të jetë e mundur.

Një problem më i madhë është natyra e msa. Për të lexuar dhe shkruar, arabët përdorin një gjuhë të huaj, një të cilën e kanë mësuar në shkollë. Shumë e bëjnë me kënaqësi, krenarë për historinë e gjatë, gramatikën komplekse dhe delikate dhe lidhjen intime me islamin. Të tjerë preferojnë të lexojnë dhe të shkruajnë frëngjisht ose anglisht. Frëngjishtja është në rënie, por ka shumë më tepër ndikim.

E gjithë kjo është turp i madh. Shumë perëndimorë mund ta lidhin gjuhën më regjimin shtypës të Lindjes së Mesme. Por arabishtja është më shumë se kaq. Është mediumi i filozofisë mesjetare hebraike të Moisiut Maimonides, romanet e Naguib Mahfouz dhe këngët e Feyrouz. Asnjë rajon, dhe asnjë popull apo gjuhë, kurrë nuk duhet të gjykohet vetëm në politikën e saj./ Përshtati: Elena Lika – Opinion.al

*Marrë nga The Economist

Etiketa: arabishtjagjuhaislamisulmet e 11 shtatorit


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Policia reagon lidhur me denoncimin e Berishës për djalin e kryebashkiakut

Mosdekretimi i Sandër Lleshit/ Berisha: Sot Rama u gdhi mat

Basha prezanton në Korçë: Platformën për pastrimin e politikës nga krimi

Basha prezanton në Korçë: Platformën për pastrimin e politikës nga krimi

Aleksandrit i plotësohet ëndrra dhe amaneti i babait

Aleksandrit i plotësohet ëndrra dhe amaneti i babait
















TE FUNDIT

Kamionët me ndihma të OKB sulmohen në Sudan

Kamionët me ndihma të OKB sulmohen në Sudan
3 Qershor, 2025

Kamionët e OKB-së që transportonin ndihma për rajonin Darfur Verior, në Sudan të shkatërruar nga lufta, janë sulmuar. Një zëdhënës...

Lexo më shumë

11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës

11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës
3 Qershor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të PPE, nga ku denoncoi parregullsitë në zgjedhje e...

Lexo më shumë

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
3 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike e cila kërkonte këqyrjen e 43 kutive në Qarkun e...

Lexo më shumë

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
3 Qershor, 2025

Krijohen në laborator miniorganet e para, modele të thjeshtuara të organeve të njeriut. Kjo është një arritje mjaft e rëndësishme,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com