Superylli i Liverpool, Mohamed Salah thuhet se është bërë objektivi i fundit për skuadrat saudite me shpenzime të mëdha. Al-Ittihad kërkon të hapë bisedimet me klubin anglez.
Janë mediat arabe që raportojnë se Liverpool refuzoi fillimisht kontaktet me Al-Ittihad, por tani po e zbut qëndrim pasi në tavolinë janë vënë më shumë para.
31-vjeçari egjiptian thuhet se është i intriguar nga oferta që mund të jetë 100 milionë Euro në 3 vjet.
Salah është nën kontratë deri në vitin 2025, por kjo edhe mund të kapërcehet nga arabët, sigurisht me para, pasi ata duan të bëjnë një skuadër konkurruese përpara Kupës së Botës për Klube FIFA 2023 që do të organizohet në Jeddah në dhjetor.
Salah ka kaluar gjashtë vite tek Liverpool, me 187 gola të regjistruar në 307 ndeshje duke fituar Premier League, Champions League, Superkupë, Kupën e Botës për Klube, FA Cup, Carabao Cup dhe Community Shield.