Bota

Arabia Saudite heq disa kufizime për gratë


               Publikuar në : 19:23 - 20/08/19 |
xhu lia

Arabia Saudite duket se është duke bëtë disa lëshime, lidhur me kufizimet ndaj grave në këtë vend.

Tashmë gratë lejohen që të udhëtojnë pa leje dhe të ushtrojnë më shumë kontroll mbi çështjet familjare. Këto ndryshime u bënë të mundura përmes disa dekreteve mbretërore.

Riadi ka kohë që është përballur me kritika ndërkombëtare lidhur me statusin e grave saudite.

Rregullat i detyronin gratë që të marrin pëlqimin e një kujdestari mashkull, për vendime të rëndësishme gjatë gjithë jetës së tyre, pavarësisht nga mosha.

Autoritetet kanë hequr dorë vazhdimisht nga këto kufizime vitet e fundit, përfshirë vendimin e vitit të kaluar, që u lejonte grave të drejtonin automjete.

Sipas ndryshimeve të reja, një pasaportë saudite duhet të lëshohet për çdo qytetar që aplikon për të, dhe se çdo person mbi moshën 21 vjeç nuk ka nevojë të marrë leje për të udhëtuar.

Gjithashtu, grave u është dhënë për herë të parë e drejta për të regjistruar lindjen e fëmijës, martesën ose divorcin.

Një gazetë saudite raportoi se më shumë se 1.000 gra në provincën Lindore të vendit ishin larguar nga Arabia Saudite të hënën, pa lejen e një mashkulli, në atë që duket se ishte një zbatim i hershëm i rregullave të reja./Opinion.al/

 

Pas