Një grua ka fituar për herë të parë një ulëse në këshillin lokal në zgjedhjet e para të mbajtura, në të cilat edhe gratë kanë pasur mundësi që të votojnë dhe të zgjidhen.
Fitorja e ulëses nga një grua shihet si një rezultat historik për mbretërinë ultrakonservatore. Salma bint Hizab alOteibi është zgjedhur në këshillin e Madrakah në qytetin e shenjtë të Mekës, ka njoftuar agjencia e lajmeve SPA, duke e cituar kryesuesin e Komisionit të Zgjedhjeve në Arabinë Saudite, Osama alBar. Ajo ishte në garë së bashku me shtatë meshkuj dhe dy gra të tjera.