Një mësues ka vrarë të paktën gjashtë kolegët e tij në provincën jugore të Arabisë Saudite, kanë thënë zyrtarët.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Saudite ka thënë për Reuters se sulmuesi është arrestuar, kurse dy persona të tjerë janë plagosur.
Deri më tani nuk dihet motivi i vrasjeve, por autoritetet po e trajtojnë këtë rast si vepër penale.