Ditën e sotme Apple ka prezantuar në Kaliforni modelin më të ri të Iphone. Iphone 11 është modeli më i ri i prezantuar nga Apple, ndërkohë që kujtojmë se para tij ka qenë modeli iPhone XR.
Modeli i ri do të jetë i pajisur me një sistem prej dy kamerash, që do të përmirësojnë cilësine e fotove.
Iphone 11 është paraqitur në plot 6 ngjyra të ndryshme. Edhe ky model iPhone vjen me ekran prej 6.1 inçsh, ndërsa dizajni i tij është pothuajse identik me paraardhësin e tij.
Brenda iPhone 11 është procesori më i ri i Apple, A13 Bionic. Çmimi fillestar i Iphone 11 do të jetë 699 dollarë , ndërkohë që data e daljes së tij në shitje ende nuk është bërë e ditur./Opinion.al/