Kompania amerikane Apple ka përfshirë së fundi Kosovën në shërbimin e saj të hartave “Maps”.
Ky vendim erdhi pas një peticioni të nënshkruar online, i cili i kërkonte kompanisë të vendoste në hartën e saj kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, pasi vija që shënonte ndarjen mes tyre ishte e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, duke e treguar Kosovën si pjesë të territorit serb.
Tashmë në “Maps” te pajisjet Apple duket i qartë kufiri mes Kosovës dhe Serbisë./Opinion.al