Apolonia dhe Egnatia do të luajnë finalen e Kupës së Shqipërisë për vajza, të shtunën, më 24 maj, prej orës 17:00 në “Arenën e Demave”. Vajzat fierake janë fitueset në fuqi të këtij kompeticioni dhe synojnë të përsërisin të njëjtën gjë edhe këtë vit.
Nga ana tjetër Egnatia synon të shkruajë historinë dhe do bëjë gjithçka për t’ia arritur këtij qëllimi. Apolonia në gjysmëfinale eliminoi skuadrën e Kinostudios, kurse Egnatia Tiranën.
Kupa është niveli i dytë më i lartë i futbollit për vajza në Shqipëri pas Kampionatit. Përgjatë sezoneve të luajtura, kupa ka njohur 5 fitues të ndryshëm, ku Vllaznia e Shkodrës e ka fituar kupën 10 herë.
Klan News