Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aplikoi për kredinë që nuk e mori kurrë, sot boxhli me 85 milionë Lekë

2021/09/07 at 9:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aplikoi për kredinë që nuk e mori kurrë, sot boxhli me 85 milionë Lekë

Ligor Begaj, një qytetar nga Fieri tregoi nw emisionin “Stop”, se në vitin 1994 ka aplikuar për një kredi prej 10 milionë lekësh të vjetra në Bankën e Kursimeve të asaj kohe dega Fier. Shumën e kredisë nuk e mori për shkak të problemeve të tij.


“Jam Ligor Begaj dhe i jam drejtuar emisionit tuaj për një problem që më ndjek ndër vite. Në vitin ‘94 kam bërë një aplikim për të marrë një kredi, e cila nuk u mor dhe nuk kam nënshkruar asnjë kontratë dhe asnjë akt detyrimi. Bëhej fjalë për 10 milionë lekë të vjetra”.

Begaj nuk e priste, që në vitin 2019 të mësonte, se kishte një kredi të pashlyer, që kishte kapur shumën 80 milionë lekë të vjetra. Këtë absurditet e mësoi nga përmbaruesja Kozeta Caka, e cila i kishte bllokuar pagën.

“Nuk e mendoja se do të ekzistonte një detyrim apo një shumë e tillë që m’u shfaq në vitin 2019 nga përmbaruesja Kozeta Caka. Më bëri ndalesën e pagës, ndërkohë që unë u njoftova nëpërmjet bankës kur shkoj tërheq pagën”, tha Begaj.

Kredia, të cilën Ligori pretendon, se nuk e mori kurrë e menaxhon Agjencia e Trajtimit të Kredive. Në kushtet, kur nuk jetonte dot pa rrogë, u detyrua të bënte marrëveshje, që t’i mbahej 1/4-ta e pagës.

“Më thotë gjeje vetë kush i ka marrë lekët dhe ne i ke marrë, nuk i ke marrë do t’i mbajmë paratë. Unë detyrohem nënshkruaj dhe thotë në rregull do mbaj një të katërtën”, tha Begaj.

Çështja shkoi në gjyq dhe në vitin 2010 u mor vendim nga gjyqtari Skënder Damini, që një proces verbal, të njihej si dokument për marrjen e kredisë.

“Vendimi gjyqësor për çudi në vitin 2010 kur është bërë është bërë nga një gjyqtar që më pas rezulton i zhytur në botën e krimit dhe të ryshfeteve. Aty përcaktohet që ky vendim merret pa prova shkencore, pa dokumentacion. Çmenduria më e madhe është kur e përcaktuam çështjen gjyq. Gjyqtari Alfred Konomi na ka mbajtur 5 muaj, ndërkohë që duhej të vepronte brenda 5 ditësh. Bëmë kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit. E njëjta çështje ndahet me dy gjyqtarë, njëra gjykon përmbaruesin dhe ATK, dhe një tjetër ATK dhe përmbarimin. Këta tani kërkojnë nga unë që të paguaj 85 milionë lekë të vjetra për një gjë që unë nuk e kam marrë. Për çfarë ta paguaj, ndaj kujt? Prandaj iu jam drejtuar për drejtësi”, tha Begaj.

Avokati Kondi Ilia thotë, se urdhri i ekzekutimit është i pabazuar në një titull, pasi nuk ka një kontratë, apo mandat, që provon kalimin e shumës së kredisë tek Ligor Begaj. Sipas avokatit, vendime të mëparshme të Gjykatës së Lartë, nuk e kanë pranuar proces-verbalin si titull./ Tv Klan

Etiketa: KrediaLigor Begajstop


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 8:02 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 18 nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 7:44 am
Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku

17 Nëntor, 2025 10:51 pm
Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku
-U tha në Opinion

Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku

17 Nëntor, 2025 10:36 pm
Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës
-U tha në Opinion

Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës

17 Nëntor, 2025 10:21 pm
Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore
Rajoni

Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore

17 Nëntor, 2025 9:13 pm
Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë
Bota

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë

17 Nëntor, 2025 8:29 pm
Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit
Kryesore

Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit

17 Nëntor, 2025 7:21 pm
“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
Aktualitet

SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

17 Nëntor, 2025 4:02 pm
Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

17 Nëntor, 2025 3:38 pm
Para
Ndiqni emisionin “Opinion”

Ndiqni emisionin “Opinion”

Lideri suprem i talibanëve kërkon të respektohen rregullat islamike

Lideri suprem i talibanëve kërkon të respektohen rregullat islamike

Komisioni Evropian kërkon ndëshkim financiar për Poloninë

Komisioni Evropian kërkon ndëshkim financiar për Poloninë
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 18 nëntor 2025

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
18 Nëntor, 2025

Vendi ynë këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e...

Lexo më shumë

Horoskopi, 18 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
18 Nëntor, 2025

DASHI Kjo është një javë rikuperimi: më në fund ndiheni sikur keni energjinë për t’u përballur me atë që e...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku
17 Nëntor, 2025

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kryetari i PD, Sali Berisha thotë se aksionerët e vërtet të aeroportit të Vlorës...

Lexo më shumë

Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku

Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku
17 Nëntor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku si të përfshirë në skema korruptive në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com