Aktualitet

Aplikimet për azil, Basha: Masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 20/11/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë mëngjes teksa ka publikuar grafikun me shifrat e shqiptarëve që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së shkruan se shkaku i këtij fenomeni është korrupsioni.

Në një postim në “Twitter”, Basha thotë se fundi i kësaj katastrofe kombëtare kërkon thyerjen e bashkëpunimit mes politikës, krimit dhe oligarkisë përmes vettingut në politikë.

Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e  duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë,” shkruan Basha.

Pas