-Teknologji

Aplikacioni i koronavirusit në Rusi “mbyt” në gjoba përdoruesit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:05 - 02/06/20 |
el ida

Një aplikacion gjurmimi që përdoret në Rusi për të siguruar që pacientët me koronavirus të respektojnë vetë-izolimin, po shkakton zemërim, për shkak të gabimeve që kanë rezultuar në qindra euro gjobë për përdoruesit.

Kur infermierja Maria Alexeyeva u infektua me COVID-19 në punë, ajo u izolua në shtëpi dhe ndoqi rregullat e përcaktuara nga autoritetet e Moskës. Ajo foli rregullisht me mjekët, nuk u largua nga apartamenti dhe shkarkoi aplikacionin.

Aplikacioni, i quajtur Social Monitoring, gjurmon përdoruesit përmes GPS dhe u dërgon atyre njoftime në raste të veçanta, duke kërkuar një selfie për të provuar se janë në shtëpi.

Nëse aplikacioni zbulon se pacientët janë larguar ose nëse nuk arrijnë të dërgojnë foto për të vërtetuar se ndodhen në shtëpi, pacientët mund të gjobiten me 50 € çdo herë. Por aplikacioni pësoi një defekt kur Alexeyeva u përpoq të dërgonte foton, edhe pse ajo vazhdoi të luftonte me softuerin dhe të provontë për ditë të tëra.

Kur karantina e saj mori fund, Alexeyeva zbuloi se kishte marrë mbi 550 € gjobë. Autoritetet thonë se gjobat janë të justifikuara, ndërsa përdoruesit paraqesin mijëra ankesa duke u shprehur se janë gjobitur gabimisht nga aplikacioni. Në pak më shumë se një muaj, autoritetet lëshuan rreth 54,000 gjoba, duke fituar mbi 2.6 milion € nga 70,000 përdoruesit e regjistruar./Opinion.al

Pas