Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aplikacioni “Aktivisti”, PD: Në listën e abonentëve janë prokurorë dhe gjyqtarë

2023/02/08 at 3:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aplikacioni “Aktivisti”, PD: Në listën e abonentëve janë prokurorë dhe gjyqtarë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me aplikacionin e Partisë Socialiste, “Aktivisti”.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja e PD Floriana Garo, u shpreh se përveç nënpunësve publikë,  në listën e abonentëve të aplikacionit gjenden prokurorë dhe gjyqtarë që bëjnë propagandë për Partinë Socialiste.

Garo përmend emra si ish-prokurorja  Ina Rama dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme.

Deklarata e plotë

Raportimet mediatike e përshkruajnë aplikacionin Aktivisti si një mjet terrori psikologjik kundër administratës. Nëpunësit publikë, nëse nuk u bëjnë like dhe share aktiviteteve të kryeministrit dhe ministrave kërcënohen me largim nga puna, dhe nëse janë aktivë shpërblehen me pikë, që shërbejnë si bonus për promocione dhe deri në shpërblime financiare “cash”, sipas raportimeve të besueshme.

Partia Demokratike është kundër çdo detyrimi dhe përdorimi të administratës publike për punë partie. Sidomos kur këto punë kanë të bëjnë jo me shtetin por me pushtetin, dhe me kultin e individit të kryeministrit dhe ministrave.

Thënë këtë ne i ndajmë nëpunësit publikë nga patronazhistët dhe jemi në krah të parëve dhe kundër banalitetit dhe shpërdorimit të të dytëve.

Ne e dimë se nëpunësit publikë janë të kërcënuar dhe të trysnuar dhe, le të gjejnë te Partia Demokratike, jo vetëm një forum publik ku mund të denoncojnë abuzimet, por edhe premtimin e saj se në të ardhmen, administrata nuk do dhe nuk mund të përdoret si kafshë barre e propagandës partiake.

Megjithatë, e reja dhe as shkelja në këtë aplikacion të kontrollit, censurës dhe abuzimit nuk janë punonjësit e administratës, por prokurorët dhe gjyqtarët e asaj që publikut i thuhet se është drejtësia e re.

Qindra prej tyre gjenden në listën e abonentëve të këtij aplikacioni. Qindra prej tyre në shkelje të detyrës, statusit dhe ligjit bëjnë propagandë për Partinë Socialiste dhe qeverinë.

Gjeni aty emra të njohur, që nga Ina Rama, ish-prokurorja dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme. Gjykatësit dhe prokurorët nga rrethet janë të pafund. Kjo dëshmon edhe njëherë atë që është thënë nga kjo foltore qindra herë: Reforma është bërë për partinë dhe jo Shqipërinë. Një vend të cilit gjyqtarët dhe prokurorët i shërbejnë si aktivistë partiakë është një republikë bananesh.

Kujt t’i bësh thirrje në këtë rast? Tradita e ka që t’i drejtohesh drejtësisë që të hapë një hetim. Por jemi në rastin kur problemi është me prokurorët dhe gjyqtarët. Janë ata që kanë shkelur ligjin dhe kodet etike duke e bërë veten subjekt të mundshëm të drejtësisë.

Kush i heton ata që duhet të hetojnë.

Kush e vendos drejtësinë, kur ata që duhet të vendosin drejtësinë janë promotorë të padrejtësisë?

Ju sugjerojmë

Erdogan: “JO” Suedisë dhe Finlandës në NATO. Janë njoftuar vendet aleate
Bota

Erdogan përballë provës së madhe zgjedhore

22 Mars, 2023 5:17 pm
Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim
Bota

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim

22 Mars, 2023 4:39 pm
Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë
Politikë

Alibeaj në kërkim të kandidatëve për kryetar bashkie

22 Mars, 2023 4:31 pm
Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit
Bota

Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit

22 Mars, 2023 4:24 pm
Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024
Sport

Çfarë duhet të dini për kualifikueset e Euro 2024

22 Mars, 2023 4:14 pm
Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?
Bota

Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?

22 Mars, 2023 4:07 pm
Me “Ferrari” në Firence, gjobitet 500 euro turisti amerikan
-Jetë dhe Stil

Me “Ferrari” në Firence, gjobitet 500 euro turisti amerikan

22 Mars, 2023 3:37 pm
Macron: Reforma e pensioneve do të vazhdojë! Respektojmë protestat, por jo dhunën
Bota

Macron: Reforma e pensioneve do të vazhdojë! Respektojmë protestat, por jo dhunën

22 Mars, 2023 3:26 pm
Video/”Ti amo”, fansat në delir rrethojnë Mesin që del nga restoranti
Sport

Video/”Ti amo”, fansat në delir rrethojnë Mesin që del nga restoranti

22 Mars, 2023 3:16 pm
Radarë dhe dragera në vëzhgim, policia heq 267 patenta në 72 orë
Kronikë

Radarë dhe dragera në vëzhgim, policia heq 267 patenta në 72 orë

22 Mars, 2023 3:09 pm
Para
Tentuan t’i shisnin mina me telekomandë një grupi kriminal për 10 mijë €, dy të arrestuar

Tentuan t'i shisnin mina me telekomandë një grupi kriminal për 10 mijë €, dy të arrestuar

Erdogan viziton zonat e prekura nga tërmeti,qytetarët të zemëruar për reagimin e ngadaltë

Erdogan viziton zonat e prekura nga tërmeti,qytetarët të zemëruar për reagimin e ngadaltë

VIDEO/ Humbi 12 anëtarë të familjes në tërmet, siriani: Jemi tërësisht të thyer

VIDEO/ Humbi 12 anëtarë të familjes në tërmet, siriani: Jemi tërësisht të thyer

TE FUNDIT

Erdogan përballë provës së madhe zgjedhore

Erdogan: “JO” Suedisë dhe Finlandës në NATO. Janë njoftuar vendet aleate
22 Mars, 2023

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të përballet me provën më të madhe të udhëheqjes së tij 20-vjeçare në...

Lexo më shumë

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim
22 Mars, 2023

Banka Botërore ka thënë se Ukrainës do t’i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim të shtetit. Këto vlerësime janë bërë...

Lexo më shumë

Alibeaj në kërkim të kandidatëve për kryetar bashkie

Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë
22 Mars, 2023

Gjetja e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 14 Majit është një tjetër sfidë për PD e drejtuar...

Lexo më shumë

Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit

Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit
22 Mars, 2023

Kina e ka miratuar vaksinën e saj të parë kundër koronavirusit, e cila e lufton virusin përmes teknologjisë mRNA. Rregullatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com