TIRANË- Gjykata e Apelit la të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për djalin e ish-deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani.Kosntandin Xhuvani u dënua me 35 vite burg për masakrën e rrugës së Elbasanit. Apeli ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për ta dënuar me burgim të përjetshëm Xhuvanin. Sakaq gjykata rrëzoi edhe kërkesën e avokatëve për të ulur dënimin. Në përfundim trupa gjykuese vendosi të lërë të pandryshuar dënimin me 35 vjet burg dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Mbrëmjen e 4 nëntorit 2014, Konstandin Xhuvani vrau shtetasit Arbër Demiraj, Edison Jaho, Enea Xhaji dhe shtetasin italian Giampaolo Azzolo.