Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli për ndihmë i një motre/ Na ndihmoni të shpëtojmë vëllain, koha nuk premton

2017/08/01 at 5:37 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Apeli për ndihmë i një motre/ Na ndihmoni të shpëtojmë vëllain, koha nuk premton

Vajza e pronarit të resortit në Velipojë, i cili humbi jetën nga shpërthimi i gazit si pasojë e rrjedhjes dhe defektit në cisternën 1000 litërshe, kërkon ndihmë.

Brikena Zenunaj pas humbjes së babait, Besnikut 55 vjeç, ka një shqetësim tjetër. Tashmë rrezikon jetën dhe vëllai Hektori 33 vjeç, që siç i kanë thënë mjekët është djegur në 85 përqind të trupit.

Vëllain e kanë nisur në Turqi për një trajtim më të specializuar mjekësor, por Brikena shprehet se ai rrezikon jetën. Në një intervistë për tvklan.al, ajo shprehet se familja e saj nuk mundet të përballojë tërësisht kostot financiare dhe se koha nuk premton. Brikena kërkon ndihmë për të shpëtuar jetën e vëllai të saj.

“Vëllai im rrezikon jetën, e kemi nisur në Turqi për një trajtim të specializuar për djegie të trupit në masën 85 përqind. Financat nuk janë të mjaftueshme për të përballuar mjekimin. Gjendja jonë financiare nuk është e mirë. Janë pronat që nuk shiten. Nuk kemi mjaftueshmërisht para dhe koha nuk premton. Kam nevojë të shpëtoj jetën e vëllait. Në trup ka thithur gaz e metale. Nuk e di si do të reagojë trupi. I kanë thënë që duhet të kalojë të paktën dy javë që të dalë jashtë rrezikut. Nga ana tjetër nuk na mjaftojnë paratë, çdo natë që qëndron në spital kostoja është rreth 1 mijë Euro”.

Orët e para të paradites të mërkurës së shkuar, për familjen Zenunaj do të ishin fatale. Një shpërthim në restorantin e kësaj familjeje, la të plagosur 4 persona.

Plagët më të rënda i mori Besnik Zenunaj, i cili pësoi djegie në 90 përqind të trupit. Plagët ishin fatale për babain e 4 fëmijëve, i cili të dielën ndërroi jetë.

Një ditë më parë, mjekët thanë se Hektori vijon të mbetet në gjendje kritike.

Humbjen e babait dhe apelin për ndihmë për të vëllain, Brikena e ka shprehur edhe në rrjetet sociale.

” Pse më ike në botën tjetër o bab.. Unë akoma se besoj. Çdo ditë të kërkoj. Më mungon koha e vjetër. Po prapë me ty jetoj…”, shkruan e reja në një dedikim prekës për babain 55 – vjeçar, që nuk jeton.

Ndërsa për vëllain e saj, Brikena ka shumë fjalë, shumë dashuri dhe mbi të gjitha një premtim… 

“Të kesh një vëlla do të thotë të zihesh gjithë ditën. Do të thotë të kesh një përqafim të sinqertë dhe një engjëll mbrojtës në çdo hap që bën. Të kesh një vëlla do të thotë që kur blen ëmbëlsira pjesën me të madhe ja jep atij se është vëllai im i vetëm. Të kesh vëlla do të thotë që të kesh dashurinë dhe respektin e vërtetë të një mashkulli.

Të kesh besimin dhe premtimet e sinqerta, e të mbajtura derisa fryma e fundit të dalë. Të kesh një vëlla do të thotë të kesh gjithë botën në duart e tua, se vetëm buzëqeshja e tij është gjithë bota jote dhe ai është i aftë të ta fal ty, se ti do jesh gjithmonë princesha e tij.

Të kesh një vëlla do të thotë që gjithmonë të ziheni për punët e shtëpisë se ti i bën dhe ai i prish, e pastaj të ngacmon duke të thënë që ti s’ke bërë punë fare. Të kesh një vëlla do të thotë që të grindesh për pultin e televizorit, për vendin më të rehatshëm në divan, për kush hëngri më shumë kokoshka apo patos kur shihje ndonjë film. Të kesh një vëlla do të thotë që ai të të shkulë flokët kur ti i vihesh kundra, por të ndjesh një dhimbje të ëmbël pas përqafimit të tij kur shikon fytyrën tënde të mërzitur.

Të kesh një vëlla është diçka e madhe, është mrekulli, është vetë jeta me ngjyrat e saj të bukura. Të kesh një vëlla do të thotë shumë e shumë gjëra, por mbi të gjitha respekt, besim, sinqeritet dhe dashuri..! Unë besoj në gjithësinë e Zotit të madh se ti do të shpëtosh dhe do ja dalësh për mua, se më ke premtuar dikur që asnjëherë nuk do më lesh kurrë vetëm…

Të premtova para se të ikësh e Turqi që nuk të lë unë kurrë të ikësh, sepse ti je shumë i fortë, sepse e bën veç për mua… çdo dhimbje e mban në shpirtin tënd dhe mua nuk mi thua… Lutem çdo ditë që ti të vish sërish tek unë, ashtu si dikur… Allahu më ka ndihmuar në çdo hap të jetës time vëlla… dhe besoj se edhe kësaj herë, Zoti do më ndihmoj për ty… për në të dy… Dua që t’ja dalësh vëlla… Të dua pafund vëlla, sepse je gjithçka që më ka mbetur në këtë jetë. Në çdo hap të jetës ishim bashkë dhe dua që të jemi gjithmonë bashkë”.

Kushdo që dëshiron të ndihmojë sado pak, për të shpëtuar jetën e Hektor Zenunaj, më poshtë keni numrin e llogarisë.

Emri i bankës : Alpha Bank

Numri i llogarisë: 4249470114427006

/tvklan.al

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Zyrtare/ Pas Torinos, ja cili është ekipi i ri i Arlind Ajetit

Zyrtare/ Pas Torinos, ja cili është ekipi i ri i Arlind Ajetit

Presidenti Meta zgjedh shefin e Kabinetit, ja kush do të jetë ai

Presidenti Meta zgjedh shefin e Kabinetit, ja kush do të jetë ai

Flakët në Dajt, vështirësohet ndërhyrja e zjarrëfikësve nga terreni i thyer

Flakët në Dajt, vështirësohet ndërhyrja e zjarrëfikësve nga terreni i thyer

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com