Kryetari i Lëvizjes për Reforma-PDSH z. Ziadin Sela në manifestimin me rastin e Ditës se Alfabetit shqip, nga Manastiri ka bërë apel që Qeveria e Shqipërisë të blejë objektin e Kongresit të Manastirit, për shkak se Qeveria e Maqedonisë e ka lënë në mëshirë të fatit duke u shkatërruar dalëngadalë.
Më tej ai ka shtuar se nuk ka krenari më të madhe për shqiptarët se të festojnë Ditën e Alfabetiti në qytetin e Manastirit.
Ndryshe nesër për nderë të kësaj feste tre ministrat shqiptar të Arsimit i Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë do të takohen në Manastir./zhurnal.mk