Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

2025/07/14 at 4:44 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin nga 18 në 13 vjet burg Pjetër Shalës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i gjetur fajtor për krime lufte, të kryera në vitin 1999.

Paneli hodhi poshtë shumicën e pretendimeve të Shalës në apel – përfshirë shkeljet e supozuara të të drejtave të tij gjatë procedimit të materialeve të dëshmitarëve dhe pretendimin se gjykimi kishte filluar para se mbrojtja të ishte e përgatitur – por konstatoi disa mangësi në aktgjykimin e shkallës së parë.

Anëtari i trupit gjykues, Kai Ambos, tha se Apeli e pranon pjesërisht apelin e Shalës në pikat 7, 12 dhe 14, ndërsa e refuzon për pjesën tjetër.

Si rezultat, Paneli caktoi një dënim unik prej 13 vjetësh burg, i cili hyn në fuqi menjëherë, theksoi Ambos.

Në komunikatën për media të lëshuar pas përfundimit të seancës, Dhomat e Specializuara sqaruan se Paneli i Apelit ka lënë në fuqi verdiktin e fajësisë së Shalës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar (pika 1), torturës (pika 3) dhe vrasjes së paligjshme (pika 4).

Megjithatë, Paneli i Apelit miratoi pjesërisht tri prej 14 pikave që Shala paraqiti në apel, hodhi poshtë pikat e tjera të apelit të tij, dhe uli dënimin e tij nga 18 në 13 vjet burgim, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim, thuhet në komunikatë.

Prokurorja e specializuar, Kimberly West, tha se e mirëpret aktgjykimin e Apelit që la në fuqi dënimet për të gjitha akuzat, por ndryshoi gjatësinë e dënimit, duke e cilësuar atë si hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe drejtësisë për viktimat.

Ajo tha se Zyra e Prokurorisë do ta shqyrtojë me kujdes aktgjykimin në ditët në vijim, përfshirë edhe konstatimet që çuan në ndryshimin e gjatësisë së dënimit.

Gjatë seancës, Shala nuk ishte i pranishëm fizikisht, por e ndoqi atë përmes video-lidhjes.

Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u dënua me 18 vjet burg në korrik të vitit 2024, pasi u gjet fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme në Fabrikën e Metalit në Kukës – pjesa veriore e Shqipërisë.

Sipas aktakuzës, ai dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së morën pjesë në ndalimin dhe keqtrajtimin e të dyshuarve për bashkëpunim me Serbinë dhe të atyre që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Viktimat, sipas aktakuzës, ishin subjekt i dhunës fizike dhe psikologjike, përfshirë kërcënimet me vdekje, poshtërimet dhe ngacmimet.

Gjykata e urdhëroi Shalën të paguante edhe 208 mijë euro si kompensim për tetë viktima, ndërsa e shpalli të pafajshëm për veprën penale të trajtimit çnjerëzor.

Mbrojtja e tij e apeloi si aktgjykimin, ashtu edhe urdhrin për zhdëmtimin e viktimave.

Megjithatë, vendimi për këtë të fundit nuk u përfshi në aktgjykimin që u dha më 14 korrik.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale, punojnë me ligjet e Kosovës, por prokurorët dhe gjyqtarët e tyre janë ndërkombëtarë.

Gjykata u themelua në vitin 2015 për të hetuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe krime të tjera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Selia e Speciales u vendos në Hagë të Holandës, për shkak të shqetësimeve se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është mjaftueshëm i pavarur për të hetuar krimet e luftës, si dhe për shkak të dyshimeve për kërcënimin e dëshmitarëve.

Deri më tani, Gjykata Speciale shpalli dy aktgjykime për krime lufte, ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, dhe dy tjera për pengim të administrimit të drejtësisë, ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Aktualisht, është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – që të gjithë ish-pjesëtarë të UÇK-së – të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./rel

Ju sugjerojmë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
Bota

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

14 Korrik, 2025 6:44 pm
Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Aktualitet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

14 Korrik, 2025 6:20 pm
Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën
Bota

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën

14 Korrik, 2025 6:05 pm
Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”
Rajoni

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

14 Korrik, 2025 5:55 pm
Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën
Bota

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

14 Korrik, 2025 5:32 pm
Para
Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari

Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

TE FUNDIT

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
14 Korrik, 2025

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë gjykimit ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj,...

Lexo më shumë

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
14 Korrik, 2025

Pasditen e sotme, të gjithë administratorët e njësive administrative në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen nga pozicionet e tyre pranë...

Lexo më shumë

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
14 Korrik, 2025

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë, Belinda Balluku, zhvilloi një takim me drejtorët e Bashkisë Lushnjë, në ambjentet e këtij institucioni....

Lexo më shumë

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
14 Korrik, 2025

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë kah fundi i këtij muaji, njoftoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com