Gjykata e Apelit të Tiranës, ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kreun e OST, Klodian Gradeci.
Sipas ndryshimeve të bëra nga Apeli, Gradeci do të kalojë nga masa e sigurisë “arrest në burg” në masën “arrest në shtëpi”.
Gradeci u akuzua se bashku me zyrtare të tjerë të AKBN se i kishin shkaktuar 1,5 milion dollarë dëm buxhetit të shtetit.
Ish-drejtori i OST u arrestua disa javë më parë në aeroportin e Rinasit pasi u kthye nga Turqia, gjatë seancës në shkallë të parë Gradeci pretendoi se u vetë dorëzua dhe se në Turqi ishte për kurim pasi nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore./ Opinion.al