Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për çështjen e Hekuran Markut, duke e shpallur atë fajtor për veprën penale trafik narkotikësh në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal.
Marku ankimoi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, vendimin e GJKKO të 14 dhjetorit 2022, që e dënonte me 13 vite burg. Por, apeli vendosi të lerë në fuqi të njëjtin dënim.
Hekuran Markut i ulet një e treta e masës së dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 8 vjet e 8 muaj burgim.
Marku ishte pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, në vitet 2014, 2015 dhe 2016.