Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli la në burg Erion Veliajn, gazetarja zbulon në ‘Opinion’ provat e reja që SPAK paraqiti kundër kryebashkiakut

2025/03/13 at 9:58 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Apeli la në burg Erion Veliajn, gazetarja zbulon në ‘Opinion’ provat e reja që SPAK paraqiti kundër kryebashkiakut

Pas një seance e cila zgjati tre ditë, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.


Lidhur me këtë vendim dhe çfarë ka ndodhur në seancën ndaj Veliajt, ka dhënë më tepër detaje për emisionin “Opinion”, gazetarja e TV Klan, Bleona Metushi.

Gazetarja shprehet se në provat e reja të dorëzuara nga SPAK janë një numër i konsiderueshëm bisedash që kryebashkiaku ka bërë nga kabina e paraburgimit në Durrës ku ndodhet tani.

Bleona Metushi: Pas ankimit të bërë nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj për masën e sigurimit “Arrest me burg” Prokuroria e Posaçme iu përgjigj me një kundër ankim në gjykatën e Apelit aty ku ditën e martë në përfundim të fjalës së tyre, pra ato folën të fundit duke qenë se në lëvizje gjykatën e Apelit e kishte vendosur pala Erion Veliaj dhe të hetuarit e tjerë, dy prokurorë e posaçëm e dorëzuan gjyqtarit të posaçëm të Apelit, Engert Pëllumbi disa transkipte përgjimesh të cilat ata i kishin përftuar që nga momenti që Erion Veliaj ishte vendosur në paraburgimin e Durrësit.

Blendi Fevziu: Pra ata e kanë përgjuar Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit, por ishte përgjim me apo pa lejen e Gjykatës?

Bleona Metushi: Ishte një përgjim që është kërkuar një vendim gjyqësor më herët nga ana e Prokurorisë, i miratuar dhe më pas nuk konfirmohet ende se për sa ditë ka zgjatur ky përgjim megjithatë është një numër i konsiderueshëm bisedash. Janë biseda telefonike që kryebashkiaku Erion Veliaj i ka pasur me vëllain e tij, por edhe me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, nga kabina e burgut.

Deri më tani burimet kanë konfirmuar se këto biseda dhe për këtë arsye janë dorëzuar nga ana e Prokurorisë së Posaçme në Gjykatën e Apelit për të treguar se tentativat e më hershme të konfirmuara edhe me një mesazh telefonik që kryebashkiaku Erion Veliaj i kishte dërguar gjatë kontrolleve në muajin Dhjetor një hetuesi të BKH, në vazhdën e kësaj dy prokurorët pretenduan përballë gjyqtarit Engert Pëllumbi që masa e sigurisë nuk duhet të ndryshohet, pasi kjo sjellje që është konstatuar gjatë hetimeve vijon të jetë e njejtë nga ana e kryebashkiakut.

Ndërkohë gazetarja Metushi jep detaje edhe lidhur me atë se çfarë është konstatuar në bisedat e përgjuara të kryebashkiakut Erion Veliaj. Gazetarja thekson se Prokuroria nuk e konsideron krim bisedat e Veliajt, por për të tregaur dëshirën e kryebashkiakut për të paraqitur ndryshe rrethanat të cilat prokuroria është duke i hetuar.

“Janë konstatuar biseda të cilat krybashkiaku Erion Veliaj orientonte apo bisedonte me njerëzit e tij në lidhje me intervistat në televizionet të cilat do të kryheshin, por edhe për strategjinë e tyre publike për tu mbojtur. Nuk konsiderohet krim nga ana e prokurorisë. Unë e sqarova që prokuroria i dorëzoi këto për të treguar atë që ajo pretendon, pra personalitetin dhe dëshirën e kryebashkiakut për të paraqitur ndryshe rrethanat të cilat prokuroria është duke i hetuar, pra nuk lidhet me faktin e vijimit të një krimi, por më shumë për të treguar që masa e sigurimit duhet të vijojë në të njëjtën “arrest me burg””, shprehet gazetarja Metushi.



Ju sugjerojmë

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke
Rajoni

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke

3 Qershor, 2025 6:02 pm
Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet
Rajoni

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

3 Qershor, 2025 5:57 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

3 Qershor, 2025 5:55 pm
PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
Kryesore

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

3 Qershor, 2025 5:51 pm
Modriç largohet nga Real Madrid
Sport

Igli Tare ka nisur punën, Milan kërkon Modriç

3 Qershor, 2025 5:46 pm
Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri
Sport

Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri

3 Qershor, 2025 5:36 pm
Përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja ende e paplotësuar, nuk ka probleme për Brojën
Sport

Përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja ende e paplotësuar, nuk ka probleme për Brojën

3 Qershor, 2025 5:28 pm
Kamionët me ndihma të OKB sulmohen në Sudan
Bota

Kamionët me ndihma të OKB sulmohen në Sudan

3 Qershor, 2025 4:48 pm
11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës
Kryesore

11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës

3 Qershor, 2025 4:36 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

3 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
Ftesë për t’iu bashkuar koalicionit të PD? Agron Shehaj: Dy orë para…

Ftesë për t’iu bashkuar koalicionit të PD? Agron Shehaj: Dy orë para...

Aksident i rëndë në Kuçovë, 50 vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga automjeti

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

“Sondazhet tregojnë se do të marrim 7 mandate”, Shehaj: Unë kam qenë i vetmi që kam dalë kundër Bashës…

“Sondazhet tregojnë se do të marrim 7 mandate”, Shehaj: Unë kam qenë i vetmi që kam dalë kundër Bashës...
















TE FUNDIT

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke
3 Qershor, 2025

Lidhur me sulmin me armë zjarri të bërë ndaj Shërbimit Informativ të Greqisë, ngjarje e ndodhur më 27 maj 2025,...

Lexo më shumë

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet
3 Qershor, 2025

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, përsëriti se “Kosova duhet të formojë sa më shpejt institucionet e saj”...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
3 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani”...

Lexo më shumë

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
3 Qershor, 2025

Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi. Vendimi erdhi pas kërkesës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com