Kryesore

Apeli i Metës: Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas


               Publikuar në : 08:54 - 20/02/20 |
Al Do

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje qytetarëve të bashkohen në tubimin e thirrur prej tij në 2 mars në në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një status në Facebook, Presidenti shkruan se në Shqipëri po tentohet “të instalohet një diktaturë” që “kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie”.

Ai bën përgjegjës për këtë “Rilindjen” e cila sipas tij po tenton të kryejë një “grusht shteti” duke “pushtuar Gjykatën Kushtetuese”.

“Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.

Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës”, shkruan Presidenti Meta. /Opinion.al

Pas