Bota

Apeli i kryebashkiakut të Londrës: Mos e përdorni transportin publik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 11/05/20 |
el ida

Kryebashkiaku i Londrës në Britaninë e Madhe, Sadiq Khan, u ka kërkuar qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos e përdorin transportin publik.

Ky apel vjen pas njoftimit të qeverisë për lehtësime në masat e izolimit. Khan i pohoi  BBC-së, se të hënën, ka pasur një rritje prej 10% në përdorimin e transportit të metrosë në Londër, krahasuar me të njëjtën ditë javën e shkuar.

“Mesazhi kryesor nga kryeministri mbrëmë dhe nga unë sot është që të mos përdorin transportin publik. Transporti publik është vetëm për punëtorët”, tha ai.

Po ashtu, kryebashkiaku i Mançesterit, Andy Burnham, u bëri jehonë fjalëve të tij duke këshilluar banorët që të jenë shumë të kujdesshëm.

Më 10 maj, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, deklaroi se nuk do të ketë dalje të menjëhershme nga izolimi, por do të fillojë lehtësimi gradual i masave./Opinion.al

Pas