Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi sekuestrot e dy shoqërive të grupit të dyshuar kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja.
Me vendimin e sotëm 19/09/24, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimet e personave që u vunë në ndjekje penale nga SPAK pas hetimeve për vëllezërit Hajdar e Franc Çopja.
Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimet e personave që u vunë në ndjekje penale nga SPAK pas hetimeve për vëllezërit Hajdar e Franc Çopja duke lënë në fuqi sekuestrot e pronave të Arben Lamçes, Arjan Ormenajt, Klajdi Merkajt e Manjola Hysenajt,të shoqërive “Elba Beton”, “Hotel Demis”.