Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli i gazetares: Mos veproni si unë!

2015/11/03 at 3:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Apeli i gazetares: Mos veproni si unë!

DORI DAKA 


Dua ta nis këtë shkrim me një kërkesë publike për falje. Një kërkesë drejtuar një familjeje, e cila, nga një vendim i imi profesional “i papjekur” etikisht, mund të ketë vuajtur pasoja të rënda. Mbase edhe më shumë se kaq. Pasoja që unë nuk i di, por qartësisht i marr me mend.

I mora me mend, deri diku, edhe ndërsa bluaja me vete, nën presionin e kohës dhe të joshjes për “sensacion” dhe “audiencë” vendimin që më ka bërë të më vijë turp nga vetja, për herë të parë në karrierën time. Me ka bërë të kaloj net të shqetësuara dhe ditë me brerje ndërgjegjeje. Bëhet fjalë për një të ftuar në emisionin, autore e të cilit jam, emrin e të cilit, për respekt të të gjithë të përfshirëve nuk dua ta përmend. Një i ftuar, që nuk duhet të kishte ardhur kurrë, edhe pse profesionalisht gjithçka mund të dukej “e kopsitur”. Shpresoj që një ditë familja e tij të arrijë të më falë. Por nuk është se e pretendoj. Kanë gjithë të drejtën të mos e bëjnë. Dhe mua do të më duhet të jetoj me këtë realitet.

E nisa me këtë ndjesë publike, personale, për të folur për një realitet mediatik në të cilin jemi të përfshirë të gjithë – ne, “gatuesit” e lajmeve dhe të tjerët ,“lënda e parë” e tyre: njerëz të thjeshtë apo dinjitarë. Nuk dua të flas për këta të fundit, për sa kohë që dinë t’i dalin zot vetes në çdo rrethanë, veçanërisht kur u bëhet padrejtësi, pasi kanë “cipën” e stërvitur dhe para për të paguar procese gjyqësore me mediat. Dua të flas për “njerëzit e thjeshtë” – ata që, me raste, e shohin veten “të futur” nëpër rreshta, tituj, nëntituj, foto, komente denigruese, lajme të pavërteta, të fryra, të tjetërsuara, shtrembëruara, ose qëllimisht dashakeqe. Mendimi im personal është se ky realitet po shtohet proporcionalisht me ethet dhe presionin, nën të cilin ndodhen shumë gazetarë për rekorde “klikimesh” ose shifra të larta “audience”. Dhe ky objektiv, që për disa është i vetmi parametër i “suksesit”, shpesh të err sytë, duke të shndërruar në një qenie të pandjeshme ndaj pasojave që germat e tua mund të kenë në transformimin për keq, me pa të drejtë, të jetës së dikujt ose të disave.

Dikush mund të më thotë: fol për vete. E drejtë. Nuk kam ndërmend t’u bëj moral kolegëve të nderuar, edhe kur shoh se si ndonjëherë, nëpërkëmbja joprofesionale që i bëjnë deri edhe njëri- tjetrit tregon se edhe në këtë rast, lufta brenda llojit është më e ashpra. Dua vetëm t’u kujtoj të gjithëve, duke u nisur nga gabimi im, se pikërisht në kohë të vështira dhe nën presion tregohet edhe thelbi i karakterit, përkatësia shpirtërore ndaj të mirës ose të kundërtës së saj, integriteti moral dhe ai profesional. Në kohë të vështira, kur të duhet të bësh zgjedhje që mund të kenë pasoja përfituese mbi ardhmërinë tënde, duhet të tregosh se “çmimi” për “blerjen” e saj nuk duhet të jetë kurrsesi “pagesa” e rrënimit e të ardhmes së dikujt tjetër. Gjatë viteve të punës kam parë efekte të drejtpërdrejta dhe “anësore” të asaj pjese të medias që vepron me dashakeqësi të qëllimtë apo në injorancë. Kam parë individë të përmenden në media për vepra të shëmtuara që nuk i kanë bërë, të depresionohen e përfshihen nga ankthi, së bashku me familjet e tyre. Të ndihen të kallur në dhe, goditur nga damkosja e një turpi që nuk u takon. Njerëz që u është helmuar e tashmja dhe tronditur e ardhmja, që nuk dinë se çfarë të bëjnë, ku të shkojnë, si ta “pastrojnë” emrin, sepse nuk kanë as para, as besim, as frymë e energji për të kërkuar drejtësi. Njerëz që ulin kokën, mallkojnë dhe ia lënë gjithçka “në dorë” Zotit. Janë drama përtej dramave. Drama për të cilat ne, gazetarët, nuk flasim kurrë.

Besoj, të gjithë kolegeve të mi mund t’u vijnë ndërmend raste të tilla. Dhe besoj se të gjithë ne, gazetarët, e dimë që kemi në dorë një armë të fuqishme, me të cilën mbrohet drita, por mund të mbillet edhe terri. Ne jemi ata që shkruajmë përditë për atë që mendojmë se është e drejtë, për ata që kanë nevojë për drejtësi, për ata që nuk kanë zë, mundësi, frymë, guxim, për ata që janë si vetë ne, njerëz të thjeshtë, në një botë shpesh të padrejtë, por që mund të ndryshohet. Le të jemi përshpejtuesit e ndryshimit, jo garuesit syerrur të sensacioneve vrastare e helmuese që shtojnë “klikimet”, por pakësojnë shpresën, shtojnë “viktimat” dhe ulin vetërespektin e moralin, pa të cilat profesioni ynë nuk mund të kryejë misionin e tij.

Le të mendojmë dy herë, madje tre a më shumë, kur flasim e shkruajmë për dikë, sepse veç tij, pas tij, ka njerëz, lëndimi pa të drejtë i të cilëve do të ishte një mëkat shumë i madh. I pafalshëm. Pashmangshmërisht i shlyeshëm. Në mënyra të ndryshme.

Duke iu rikthyer historisë sime të fillimit, do të thosha se tundimi për audiencë është shumë i madh. Unë e provova. Nuk ia dola ta përballoja. U josha. Gabova. Jam e bindur që kolegët e mi do të jenë shumë më të kthjellët dhe të prerë në raste të tilla dhe unë do të kem nga të marr shembull.

*autore e programit ‘Pasdite ne TCH’



Ju sugjerojmë

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim
Politikë

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim

17 Janar, 2026 10:05 pm
“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump
Bota

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

17 Janar, 2026 9:12 pm
Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

17 Janar, 2026 8:41 pm
Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
Kryesore

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

17 Janar, 2026 8:34 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Ukrainës po i mbarojnë armët, Zelensky: Duam furnizime

17 Janar, 2026 8:11 pm
Republika Çeke do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë
Bota

Republika Çeke do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë

17 Janar, 2026 7:32 pm
Brukseli i bën thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor
Rajoni

Brukseli i bën thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor

17 Janar, 2026 6:26 pm
Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet
Aktualitet

Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet

17 Janar, 2026 5:23 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Palasë/ U godit nga fabroma gjatë punës, humb jetën 45-vjeçari

17 Janar, 2026 4:00 pm
Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor
Bota

Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor

17 Janar, 2026 3:11 pm
Para
Shqipëri- Kosovë, përballje më 13 Nëntor

Shqipëri- Kosovë, përballje më 13 Nëntor

Tuna dhe Cozman bashkë në Tiranë

Tuna dhe Cozman bashkë në Tiranë

Vijon ‘beteja e vezëve’, në shenjestër Ministria e Arsimit

Vijon ‘beteja e vezëve’, në shenjestër Ministria e Arsimit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim
17 Janar, 2026

Kreu i Partisë Demokaratike, Sali Berisha ka zhvilluar “Foltore” foltoren e radhës me demokratët në Laprakë. Një nga momentet që...

Lexo më shumë

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump
17 Janar, 2026

Mijëra vetë demonstruan në Kopenhagë dhe Nuuk kundër planeve të Trumpit për të aneksuar Groenlandën. Në Danimarkë po qëndron edhe...

Lexo më shumë

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
17 Janar, 2026

Lëvizja Shqipëria Bëhet ka zhvilluar protestën e radhës para Kryeministrisë, ku disa dhjetëra qytetarë i janë bashkuar tubimit. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com