Gjykata e Apelit të Durrësit ka lënë në fuqi vendimin për arrest me burg për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Astrit Kotjen.
Ky është arrestuar disa javë më parë pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka falsifikuar dokumentet që çuan në lirimin e Lul Berishës, ish-kreut të Bandës së Durrësit.
Kotja u arrestua së bashku me juristin e burgut, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar dokumentacionin e Lul Berishës.
Ky i fundit ende nuk e kishte kryer sasinë e dënimin që kërkohet për lirim me kusht, por pavarësisht kësaj arriti që me ndihmën e të dyve ta fitonte atë.