Redjan Rraja, i vetmi person i arrestuar për atentatin në mbikalimin e Shkozetit ndaj prokurorit Arijan Ndoji, ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Gjykatën e Lartë.
Në nëntor të vitit të shkuar, Apeli rrëzoi kërkesën e tij për tu liruar duke lënë në fuqi masën “arrest me burg” të dhënë nga Shkalla e Parë.
Ai është arrestuar si autori i dyshuar i atentatit tek mbikalimi i Shkozetit, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoji, i cili udhëtonte me “Rrumin” e Shijakut dhe shoferin e tij, Andi Malokun, që humbi jetën pak ditë pas atentatit.
Megjithatë, Rraja nuk ka rënë dakord me masën e Apelit duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila nuk është ende funksionale.
Ndërkaq atentati në mbikalimin e Shkozetit mbetet ende i pazbardhur dhe ende nuk është arritur në përfundime sa i përket, motivit dhe shënjestrës së atentatit. /Opinion.al