Kthimi në garën për Gjykatën e Lartë i gjyqtares Saida Dollani do të kalojë përmes Gjykatës së Lartë.
Pasi Gjykata Administrative e Apelit i dha të drejtë Dollanit të rikthehet në garë, Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka bërë rekurs një vendimi.
Kujtojmë se Këshilli i Lartë Gjyqësor e skualifikoi nga gara znj. Dollani ndërkohë që Apeli i Gjykatës Administrative i dha të drejtë dhe e riktheu në garë.
Aktualisht KLGJ-ja po punon për plotësimin e 11 vendeve të lira në Gjykatën e Lartë.
Dy javë më parë Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar kandidaturën e Dariel Sinës për në Gjykatën e Lartë./ Opinion.al