Kronikë

Apeli e dënoi me 3 vite burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës dorëzohet në polici



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:50 - 28/10/22 |
Opi Nion

Është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhë, ish-kryebashkiaku i qytetit Fran Frrokaj, për të cilin më herët gjatë së premtes, gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 3 vite burg për akuzën e tjetërsimit të pronave.

Kujtojmë se ish kryebashkiaku i Lezhës është dënuar sot Nga Gjykata e Apelit të Shkodrës me vendim të formës së prerë me 3 vite burg për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Në momentet e para që është paraqitur në komisariatin e Lezhës, Frrokaj ka mohuar të jetë larguar. Fran Frrokaj dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdet.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Fillimisht në këtë çështje së bashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkallës së parë Lezhë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.

 

Pas