Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme procesin e vaksinimit masiv për të moshuarit mbi 70 vjeç në Shkodër.
Rama është pritur nga disa të moshuar të cilët e kanë falënderuar për mundësinë që u dha duke u vaksinuar kundër Covid.
Në dalje nga ambineti ku po kryehej vaksiimi masiv një pensionist i është ankuar kryeministrit se në Shkodër mungon një aparaturë moderne për sytë dhe veshët, teksa Rama i është përgjigjur se për momentin fokusi është vaksina të tjerat do të rregullohen hap pas hapi.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Qytetari: Në Shkodër aparatura e syve dhe e veshëve është e para 30 vjetësh
Rama: Hap pas hapi
Qytetari: Hap pas hapi?
Rama: Bej vaksinën njeherë tani, të jemi në rregull njeherë me vaksinën./Opinion.al