Anxhela Peristeri, duket shumë e irrituar ditën e sotme dhe atë e ka shprehur përmes një statusi në rrjetet sociale. Statusi i Anxhelës flet për një njeri që i ka rënë ‘në qafë’ këngëtares pa të drejtë. Me kë ta këta vallë?
Ja statusi i saj i plotë:
E tmerrshme cfare njerezish ekzistojne !!!Me besoni qe nuk kam pasur as kohe as deshiren me te vogel per tu marre me jeten e tyre te “ndyre” po tani u mbush kupa! Po e shkruaj kete status (per here te pare se nuk jam tipi qe merrem me statuse te tilla) per ti thene ketij njeriut qe te gjitha gjerat merren vesh. Gjithesesi une te fal dhe te falenderoj qe te pakten e shqipton mire emrin tim. Mbrapa kraheve te mi mund te thuash cte duash madje te lejoj edhe te me vrasesh! E keqja e njerezve me dy fytyra eshte qe njeren e perdorin per shtirje e tjetren per lëpirje.