Aktualitet

Anulohet tenderi për ngritjen e satelitëve, ofertat nuk plotësuan kriteret


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:36 - 22/06/22 |
Opi Nion

Procedura e tenderit për ngritjen e satelitëve, “Albania 1″ dhe “Albania 2”, është anulluar. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar për anullimin pasi asnjë kompani nuk ka plotësuar kriteret.

Sipas njoftimit të publikuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike, objekti i kontratës me titull “realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar shërbimi satelitor), për një periudhë 3 vjeçare”, kishte një fond limit 671.760.000 lekë pa TVSH.

Ndërsa arsyet e anulimit sipas këtij dokumenti janë bazuar në ligjin “për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend në tetor 2021 se brenda vitit 2022 Shqipëria do të dërgonte dy satelitë në orbitë.

Pas