Në teatrin Petro Marko në Vlorë, të premten, ishte programuar shfaqja “Senatori Fox”, por ajo është anuluar për shkak të një vizite të paparashikuar të kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në faqen e Facebook, Roland Minga shkruan se shfaqja anulohet për ditën e nesërme sepse “ ka dëgjesë publike”, ndërsa njofton se do të rikthehen të shtunën.
“Te nderuar ndjekes te teatrit “P.Marko”! Neser shfaqja anullohet. Ka degjese publike. Rikthehemi te shtunen dhe te dielen me “Senatori Fox” ne oren 19.30. Na ndiqni,jeni ju shpresa e fundit…”, -ka shkruar ai.