InstaBIZ

Anulohet sfilata e përvitshme, çfarë e dëmtoi imazhin e Victoria’s Secret


               Publikuar në : 11:36 - 22/11/19 |
el ida

Sfilata e shumëpritur e fundvitit, ajo e engjëjve të Victoria’s Secret është anuluar zyrtarisht pas 23 viteve si pjesë e një lëvizjeje për ndryshimin themelor të konceptit të kompanisë, mesazheve që ajo përcjell dhe trajtimin e të bukurës në tërësi.

Shefi i financave, Stuart Burgdoerfer, u shpreh se do të vazhdojnë të komunikojë me publikun, por thjesht po tërhiqen nga metodat ekstravagante të marketingut.

Ky lajm vjen pasi prej disa muajsh, kompania është përfshirë nga kritikat e ashpra dhe reputacioni i saj është vënë në pikëpyetje nga rënia drastike e shitjeve dhe kritikat për mungesën e diversitetit.

E gjithë situata nisi kur shefi i marketingut u shpreh se me veshjet e tyre nuk përfaqësojnë femrat me masë më të madhe se Small dhe as komunitetin LGBT. Pas kësaj deklarate që shkaktoi shumë polemika disa gra dhe organizata dolën në protestë.

Kompania u kap në befasi dhe e papërgatitur, dhe humbi klientë të shumtë, gjë që u pasua me mbylljen e shumë dyqaneve nëpër botë.

Kujtojmë se Victoria’s Secret u themeleua në vitin 1977 dhe asokohe u konsiderua një revolucion por mesa duket shkëlqimi i saj po zbehet dita ditës./Opinion.al

 

Pas