Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anulohet konferenca e përbashkët pas tensioneve në takimin Trump-Zelensky, presidenti ukrainas largohet nga Shtëpia e Bardhë

2025/02/28 at 7:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Anulohet konferenca e përbashkët pas tensioneve në takimin Trump-Zelensky, presidenti ukrainas largohet nga Shtëpia e Bardhë

Konferenca e planifikuar për shtyp midis Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump është anuluar.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, konferenca është anuluar pas takimit të tensionuar të dy presidentëve në Zyrën Ovale.

Ndërkohë që mësohet se Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Takimi i dy  liderëve në Zyrën Ovale u zhvillua me tone të ashpra dhe tensione. Zelensky i kërkoi Presidentit Trump të jetë i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e paralajmeroi me tërheqje të mbështetjes amerikane.

Dy udhëheqësit pritej të nënshkruanin një marrëveshje që do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të konsiderueshme tek mineralet kritike të Ukrainës.

Megjithatë, Presidenti Zelensky e sfidoi hapur zotin Trump për zbutje të qëndrimit ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Presidenti Zelensky kundërshtoi argumentet e zotit Trump se qytetet ukrainase janë kthyer në rrënoja nga lufta tre vjeçare. Presidenti Trump theksoi se udhëheqësi rus Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje.

Por Presidenti Zelensky i tha zotit Trump se zotimeve për paqe të Presidentit rus Vladimir Putin nuk mund t’u besohet, duke renditur rastet kur udhëheqësi rus ka dalë nga fjala. Zoti Trump tha se Putini nuk i ka shkelur marrëveshjet me të.

“Duhet të jesh më mirënjohës”, “po luan me zjarr me Luftën e Tretë Botërore”, i tha Presidenti amerikan homolugn Zelensky.

Trump e kritikoi presidentin ukrainas, pasi Nënpresidenti JD Vance, njëri prej zërave më skeptik të administratës ndaj Ukrainës, i tha Zelenskyt se po tregonte mungesë respekti, duke debatuar me zotin Trump në Zyren Ovale para mediave amerikane.

“A ke thënë të paktën një herë ‘falemnderit’?, e pyeti Nënpresidenti Vance yotin Zelensky.

Presidenti Donald Trump i tha Presidentit Zelensky se ose duhej të bënte një marrëveshje, ose Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdonin ta mbështesnin më tej.

Presidenti Zelensky i kërkoi homologut amerikan Trump që të “mos bënte kompromise me një vrasës”, duke iu referuar udhëheqësit rus.

Presidenti Zelensky, i cili mori armatime me vlerë prej miliarda dollarësh dhe mbështetje morale amerikane nga administrata Biden për luftën kundër Rusisë, po përballet me një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga administrata Trump.

Presidenti amerikan dëshiron përfundimin e shpejtë të luftës trevjeçare, përmirësimin e lidhjeve me Rusinë dhe të rikuperimin e parave të shpenzuara për të mbështetur Ukrainën.

Ju sugjerojmë

Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore
Bota

Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore

6 Korrik, 2025 10:30 am
Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat
Bota

Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat

6 Korrik, 2025 10:28 am
6 vatra zjarri, ende aktive në vendin tonë
Aktualitet

6 vatra zjarri, ende aktive në vendin tonë

6 Korrik, 2025 10:18 am
Video/ Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”
Bota

Video/ Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

6 Korrik, 2025 10:16 am
Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamas
Bota

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamas

6 Korrik, 2025 9:55 am
Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?
Life Style

Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?

6 Korrik, 2025 9:48 am
Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhëniet diplomatike
Bota

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhëniet diplomatike

6 Korrik, 2025 9:46 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

I dënuar me 20 vite burg për trafikim lëndësh narkotike, kapet në kufirin shqiptar

6 Korrik, 2025 9:21 am
Trump i zhgënjyer nga Putini, paralajmëron sanksione
Bota

Trump i zhgënjyer nga Putini, paralajmëron sanksione

6 Korrik, 2025 9:08 am
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk formon parti

6 Korrik, 2025 8:50 am
Para
Punëtorët e huaj ndihmojnë në rritjen ekonomike të Spanjës

Punëtorët e huaj ndihmojnë në rritjen ekonomike të Spanjës

Gjermani, Konservatorët dhe social-demokratët fillojnë bisedimet e para për krijimin e koalicionit qeverisës

Gjermani, Konservatorët dhe social-demokratët fillojnë bisedimet e para për krijimin e koalicionit qeverisës

Trump dhe Zelenski reagojnë për herë të parë pas takimit të tensionuar mes tyre

Trump dhe Zelenski reagojnë për herë të parë pas takimit të tensionuar mes tyre

TE FUNDIT

Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore

Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore
6 Korrik, 2025

Prezantuesja e CNBC duket dukshëm e emocionuar: sipas saj, ky është lajmi më i rëndësishëm dhe më i habitshëm i...

Lexo më shumë

Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat

Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat
6 Korrik, 2025

Kompania ushtarake turke Aselsan ka testuar me sukses sistemin e kundërmasave elektronike YILDIRIM 100, i cili parandalon raketat me rreze...

Lexo më shumë

6 vatra zjarri, ende aktive në vendin tonë

6 vatra zjarri, ende aktive në vendin tonë
6 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive në vendin...

Lexo më shumë

Video/ Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Video/ Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”
6 Korrik, 2025

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com