Eshtë anuluar fluturimi i planifikuar nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt aeroportit “Ataturk” në Stamboll. Në faqen zyrtare të aeroportit njoftohet se fluturimi i planifikuar me Turkish Airlines në 09:25 është anuluar. Ende s’ka njoftim se kur do të kryhet ky fluturim, kjo për shkak të situatës së rënduar në Turqini. Një natë më parë një shpërthim i përgjakshëm u mori jetën 36 personave dhe 150 të tjerë u plagosën në aeroporin e Stambollit “Ataturk”. Sulmi dyshohet se është kryer nga ISIS përmes 3 kamikazëve që vranë me pushkë njerëz të pafajshëm dhe më pas shpërthyen bombat që kishin në trup.