Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anulohen koncertet e Taylor Swift në Vjenë pas arrestimit të një terrorristi

2024/08/08 at 8:58 AM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Anulohen koncertet e Taylor Swift në Vjenë pas arrestimit të një terrorristi

Organizatorët kanë anuluar tri koncerte të këngëtares amerikane, Taylor Swift, në Austri, pas arrestimit të një simpatizanti të grupit ekstremist, Shteti Islamik në lidhje me planifikimin e një sulmi, thanë organizatorët.

Autoritetet më herët gjatë të mërkurës kishin konfirmuar arrestimin e një 19-vjeçari, simpatizant të një grupi të armatosur, pas dyshimeve për planifikim të një sulmi në rajonin e Vjenës, duke paralajmëruar se ai kishte në “fokus” tri koncertet që ishte paraparë të mbante Swift.

“Me konfirmimin nga zyrtarët qeveritarë për një sulm të planifikuar terrorist në Stadiumin Ernst Happel, ne nuk kishim zgjidhje tjetër përpos që të anulonim tri koncertet e planifikuara”, njoftoi përmes Instagramit Barracuda Music.

Organizatorët shtuan se do të rimbursohen të gjithë personat që kishin blerë bileta. Afër 65.000 persona pritej të merrnin pjesë në çdo koncert të këngëtares Swift që ishin planifikuar të mbaheshin të enjten, të premten dhe të shtunën.

Personi i arrestuar, që “javët e fundit” ishte zotuar për besnikëri ndaj IS-it, u arrestua në një vend rreth një orë nga Vjena, tha shefi kryesor i sigurisë në vend, Franz Ruf.

Ruf tha gjatë një konference për media se 19-vjeçari kishte në fokus koncertet e këngëtares amerikane në Vjenë.

Në shtëpinë e të dyshuarit, autoritetet austriake gjetën substanca kimike. Ndërkaq, një person tjetër që besohet se kishte kontaktuar me të dyshuarin është arrestuar në Vjenë.

Sipas hetimit fillestar, të dy të dyshuarit ishin radikalizuar në internet.

Këngëtarja 34-vjeçare, Taylor Swift po zhvillon turneun e saj “Eras”, që në Evropë nisi në maj, me koncerte në Paris.

Pas Francës, turneu vazhdoi në Suedi, Portugali, Spanjë, Mbretëri të Bashkuar, Irlandë, Holandë, Zvicër, Itali, Gjermani dhe Poloni. Ky turne, në secilën ndalesë, ka pasur ndikim të madh në ekonomitë lokale.

Më Austri, më shumë se 170.000 spektatorë pritej të merrnin pjesë në koncerte, duke gjeneruar të ardhura prej 100 milionë eurosh, sipas agjencisë së lajmeve, APA.

Vitin e kaluar, “Eras” u bë turneu i parë që shiti më shumë se 1 miliard bileta dhe pritet që ta dyfishojë këtë shifër kur të përmbyllet në Vankuver dhjetorin e këtij viti.

Austria ka përjetuar sulmin e saj të parë vdekjeprurës xhihadist në nëntor të vitit 2020, kur një simpatizues i IS-it sulmoi qytetarët në Vjenë, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 23 të tjerë, para se policia ta qëllonte për vdekje./REL

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 tetor 2025

14 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

14 Tetor, 2025 8:00 am
Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
-U tha në Opinion

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

13 Tetor, 2025 11:17 pm
Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
-U tha në Opinion

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

13 Tetor, 2025 11:03 pm
“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë
-U tha në Opinion

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë

13 Tetor, 2025 10:55 pm
Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…
-U tha në Opinion

Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…

13 Tetor, 2025 10:46 pm
Duka tregon pse u ndëshkua Manaj me karton të verdhë pasi shënoi golin në Serbi
-U tha në Opinion

Duka tregon pse u ndëshkua Manaj me karton të verdhë pasi shënoi golin në Serbi

13 Tetor, 2025 10:35 pm
Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata
Rajoni

Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata

13 Tetor, 2025 10:08 pm
Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK
Kryesore

Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK

13 Tetor, 2025 9:41 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

13 Tetor, 2025 9:15 pm
Para
Gjendet pa shenja jete një 42-vjeçar ë autostradën Kavajë-Durrës

Tiranë/ I moshuari vret me bastun shokun e dhomës

Ku janë gratë në pozitat drejtuese të BE-së?

Ku janë gratë në pozitat drejtuese të BE-së?

3 adoleshentë nga Britania duke punuar dhe pushuar në Himarë

3 adoleshentë nga Britania duke punuar dhe pushuar në Himarë

TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 14 tetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
14 Tetor, 2025

Vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët  si dhe vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
14 Tetor, 2025

Dashi Mjedisi yjor edhe sot do jetë mjaft konfliktual për ata që janë në një lidhje. Debatet nuk do mungojnë...

Lexo më shumë

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
13 Tetor, 2025

Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë, e cila emocionoi të gjithë kombin, për moderatoren Viola Spiro ka patur edhe një përfitim...

Lexo më shumë

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
13 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion” Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka rrëfyer emocionet e përjetuara pas fitores ndaj Serbisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com